Veseli: Projekt-rezoluta për dialogun duhet parë si propozim në interes të shtetit

Prishtinë, 7 tetor 2018 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Rezoluta për bisedimet me Serbinë, e propozuar nga partitë shqiptare te koalicionit qeveritar, duhet parë “si një propozim në interes të shtetit”

Veseli, në një postim në Facebook, ka shkruar se propozuesit e rezolutës janë përpjekur të shprehin të gjitha pikëpamjet për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë thirrje për kohezion të brendshëm politik lidhur me dalogun.

“Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës”, ka theksuar Veseli.

Statusi i plotë i Veselit në Facebook:

Rezoluta që kemi propozuar, së bashku me partnerët e koalicionit, nuk duhet parë thjesht si një veprim politik i koalicionit qëverisës, por si një propozim në interes të shtetit. Në këtë rezolutë jemi përpjekur që të inkuadrojmë dhe harmonizojmë të gjitha pozicionet dhe deklaratat e shprehura në këtë periudhë, mbi çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë. Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare. Prandaj, ftoj të gjithë kolegët e opozitës, që të lënë mënjanë dallimet partiake, dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut. Në ditët në vijim do t’i ftoj personalisht në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për këtë temë kaq të rëndësishme për vendin.

(r.m.)

Comment

*