Veshja dhe darka e Veli Beut

Daut Dauti

             Daut Dauti

David Urquhart (1805-1877) ka qenë politikan, diplomat, shkrimtar dhe udhëpërshkrues i njohur britanik. Në rininë e tij ka qenë filohelen i zjarrtë sa që edhe është plagosur në luftën për pavarësinë e Greqisë, kurse vllai i tij ka dhënë jetën për kauzën greke. Por, Urquhart, si shumë filohelenë tjerë britanikë, u dëshpërua shpejt nga grekët për shkak se ata nuk dolën ashtu siç përfytyroheshin në Evropë.

Urquhart, pas largimit nga mbrojtja e kauzës greke, u kthye në admirim të shqiptarëve dhe Perandorisë Otomane. Në vitin 1831 Urquhart e vizitoi pjesën e Shqipërisë nga Durrësi e deri thellë në Epir. Shënimet e tij gjenden në librin ‘The Spirit of the East’. Më poshtë mund të shihni takimin e tij me Veli Beun, djalin e dytë të Ali Pashë Tepelenës, dhe darkën që ai e kishte shtruar për mysafirët britanikë.

Veshja e Veli Beut:

“Veli Beu kishte veshur një benish arab të bardhë mbi këmishën shqiptare fermeli, të cilat, me fustanellën dhe qorapet e qëndisura me fije ari, që paraqitnin forma të lakuara të metalta, i jepnin pamjen e një statuje romake. Ky është një kostum më madhështori që kam pa ndonjë herë. Është bërë për sunduesin e botës. Në gravurat e drurit të Titianit, ku janë të punuara kostumet, e që janë botuar në Venedik në vitin 1598 me titujt ‘Ambasadori’ dhe ‘Gjenerali’ i Venedikut, janë paraqitur këto veshje madhështore.”

Darka që Veli Beu kishte shtruar për mysafirët britanikë:

“Mu në momentin kur hymë brenda, darka po pergatitej për t’u shtruar: asnjë fjalë nuk u tha, asnjë thirrje nuk u bë dhe rrallë patëm kohë që të shikoheshim. Një tabak nga lëkura u shpalos në dysheme në mesin tonë dhe peceta të gjata, që u rrotulluan nga duar të shkathëta, ranë mbi gjunjtë e beut, dy të panjhohurve turq dhe mbi gjunjtë tanë. Një qengj i pjekur në mënyrë admiruese, i trajtuar i tëri, por i prerë në copa, dhe një bukë e shkëlqyeshme e grurit, e përbënin darkën tonë.”

 

(Ky shktrim është publikuar në profilin e autorit, në rrjetin social Facebook)

Comment

*