Vetëm 10 për qind e parave të Trustit Pensional investohen në Kosovë

Prishtinë, 19janar 2018 – Vetëm 10 për qind prej mbi 1 miliard e 645 milionë eurove që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) kanë arritur që t’i absorbojnë si investime në fletobligacione e dispozita bankare institucionet shtetërore dhe ato financiare të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të mundësive të kufizuara për të investuar në vend, 90 për qind e parave që menaxhohen nga Trusti janë investuar jashtë vendit.

Megjithatë nga këto investime jashtë vendit Trusti ka arritur që të kthejë mbi 102 milionë euro.

Jeton Demi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Trust, ka thënë për gazetën se në Kosovë ka vetëm dy mundësi për të investuar: në letra me vlerë të Qeverisë dhe në depozita bankare. (r.m.)

Comment

*