Vetëm 2% vdekshmëri nga rreth 900 ndërhyrje në zemër në QSUT në 2019

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, dr.Edvin Prifti thekson se shifrat janë rezultat i një përkushtimi të pashembullt të të gjithë stafeve

Denion Ndrenika

Shërbimi i Kardiokirurgjisë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, mbërriti shifrën rekord 884 të ndërhyrjeve në zemër në vitin 2019.

Ky rekord ka rëndësi më të madhe, kur vërehet se vdekshmëria ka prekur vetëm 2 për qind të rasteve në të gjitha moshat dhe tipet e operacioneve kardiake.

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, dr.Edvin Prifti thekson se shifrat janë rezultat i një përkushtimi të pashembullt të të gjithë stafeve.

Dr.Prifti rendit këtu kardiokirurgë, anestezistëe dhe reanimatorë, kardiologë dhe infermierë.

Kjo trupë, sipas dr.Priftit “ka arritur që të përmbushë me përkushtim nevojat në rritje të popullatës shqiptare për intervente kardiokirurgjikale, kur edhe këtë vit paçka vështirësive arritën rezultatet e mrekullueshme”.

“Dhe, – vijon dr.Prifti, – të mendojmë që vetëm pak vite më parë shqiptarët largoheshin të detyruar jashtë vendit kryesisht drejt Turqisë për të marrë këtë trajtim”.

Duke i uruar stafit vitin e ri në ardhje, dr.Prifti thekson se ata, pjesëtarë të këtij stafi, i kanë kushtuar jetën profesionit dhe “përditë luftojnë me vdekjen”.

“Kjo luftë qëndron aq larg nga sherret, problematikat dhe absurditet e përditshme, luftë që meriton vetëm mirënjohje nga të gjithë”-shkruan dr.Prifti në mesazhin për ndërrimin e motmoteve në facebook.

Dr.Edvin Prifti:

“Viti 2019, një vit i cili e gjen Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT në pararojë duke arritur një shifër rekord të operacioneve kardiake, duke iu afruar shifrës së 900 operacioneve kardiake të të gjitha tipeve dhe moshave me një vdekshmëri prej vetëm 2%.

Ky është rezultat i një dedikimi të pashembullt të të gjithë stafeve kardiokirurgëve, anestezistëve dhe reanimatorëve, kardiologëve dhe infermierëve, të cilët kanë arritur që të përmbushin me përkushtim nevojat në rritje të popullatës shqiptare për intervente kardiokirurgjikale, kur edhe këtë vit paçka vështirësive, arritëm rezultatet e mrekullueshme.

Dhe, të mendojmë që vetëm pak vite më parë shqiptarët largoheshin të detyruar jashtë vendit, kryesisht drejt Turqisë, për të marrë këtë trajtim.

Gëzuar dhe për shumë vjet 2020 të gjithë atyre që i kanë dedikuar jetën këtij profesioni dhe që përditë luftojnë me vdekjen, luftë kjo e cila qëndron aq larg nga sherret, problematikat dhe absurditet e përditshme, luftë e cila meriton vetëm mirënjohje nga të gjithë!

Gëzuar 2020 për të gjithë pacientet që na besojnë jetën ne, jetën e tyre”!

Comment

*