Vetëm kështu nuk mund të bëhet asnjëherë Kosova… ajo që e duam të gjithë!

Besim Malota

Serbi më i mirë në Kosovë, i bie të jetë, ai, që ka bërë më pak krime në Kosovë. Por, që do të thotë në shqip, dhe, ma do mendja “se nuk ka serb, që nuk ka bër në një formë, apo tjetër, gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999, qoftë edhe një krim të vetëm, ose një të keqe ndaj shqiptarëve, pra të mos ketë spiunuar dikë, apo më shumë se kaq……!

Dhe, populli i Kosovës, vet ata që i kanë përjetuar në kurrizin e tyre ato krime, në fshatrat apo lagjet ku jetuan së bashku me ta, sot i dijnë me emër e mbiemër, hafijet dhe kriminelët, ose si i themi ne “kallauzët”, e atyre krimeve të rënda, që u bën në Kosovë, gjatë luftës, por ka edhe nga ata që kan bër më përpara, në kohën e Millosheviqit.

Sepse, besojë, dhe si unë beson e mendon e gjithë Kosova, kurr nuk ka pasur ndonjë serb të “mirë”, në Kosovë të paktën ne raport me ne shqiptarët, historikisht. Sidomos, në atë kohë, as edhe njeri prej tyre nuk mund që të mendonte, ashtu si ne shqiptarët, si populli i Kosovës, dhe UÇK-ja, që kapi armët me vet dije dhe ndërgjegje kombëtare, t’i dali zot vendit të vet, dhe të mbrojë tokën, e pragun shtëpisë, duke dhën edhe jetën e tyre( 14 mijë janë vetëm të vrarë për lirinë e Kosovës, pa permendur të zhdukurit, apo masakrat e krimet e tjera).

Kështuqë, a ka mundësi në botë, që qoftë edhe një serbi që ka jetuar në atë kohë Kosovë, do i kishte shkuar asokohe, sadopak, në mendje, se do të vinte kjo ditë, dhe, Kosova, do të çlirohej, do të ishte e lirë dhe e pavrur. Pra, do të ishte e shqiptarve. Kosova, do të kishte shtetin e saj – dhe nuk do të ishte më kurrën e kurrës më nën Serbi….aqsa dhe “Dielli ti bjeri tokës”!

Bile, ndoshta mbasi lufta të përfundote, sipas planeve të tyre, dhe propogandës së luftës, atehere të gjithë serbët e Kosovës, me një mënyrë apo tjetër, po “fërkonin duart” dhe prisnin ofiqet, përfitimet, dhe “dekoratat”, që ua kishte premtuar dhe përgatitur Beogradi, me kryekasapin Millosheviqin në krye athere.

Mirëpo, tani që Kosova, ka shtetin e saj të njohur nga 115 vende, të botës, përfshirë edhe shtetet më të fuqishme, të botës, mikun tonë të përjetshëm, si thoshte Presidenti Rugova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të punojmë dhe kontribojmë, së bashku, përfshirë edhe minoritetet, serbët e Kosovës, boshnjakët, pakicat turke, rome e anashkalinjë, që të bëjmë një shtet, Europian, deri sa të bashkohemi, dhe të mos kemi kufinjë më në mes vetit.

Dhe, atë se kush ka bër krime! le t’ja lëmë drejtësisë, së shtetit të së drejtës, shtetit që e kemi pranuar të gjithë, Kosovës, së lirë dhe të pavarur,:”Punonë liria dhe demokracia, “Demokracia punonë” do të thoshte 26 vjet më parë, 11 Qeroshr 1991, ish Sekeretari i Shtetit James Baker në Tiranë, fjalimin e tij në Sheshin Skëndërbej.

E jo ne të bëhemi ne vet ndonjë pengesë e panevojshme e lirisë dhe demokracisë tonë, (opozitë vend e pa vend zi e ma zi), sidomos, përpara mikut tonë, të përjetshëm SHBA, që po na qëndron gjithnjë e më afër, duke na ndihmuar në çdo fushë, por edhe që të jemi sa afër Brukselit, dhe komunitetit ndërkombëtar…..për të cilët shteti i Kosovës, tashmë është i përcaktuar me Kushtetutë, dhe e ka treguar veten.

Bërjes së shtetit të Kosovës, njohjes së saj, dhe sigurimit të një vendi në OKB, dhe rrugën drejt Brukselit, BE-së, mendojë se duhet t’i sherbejnë sot të gjithë, si pozita dhe opozita, sidomos kur vjen në fjalë për të diskutuar, për çështje të mëdha, duhet të bashkohen me qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Haradinaj.

Dhe, kjo, jo se nuk ka çështje apo probleme, në Kosovë, sot, që opozita nuk mund të gjejë dhe të ngrejë mbi qeverinë e re, dhe ti bëj kauz për të bër opozitë! në Kunvedin dhe jashtë saj.

Por, ajo duhet të tregohet pak më kujdesëshme, më racionale në mënyrën e vet e të bërit, opozitë.

Ngase, jo çdo gjë “kundra” e “kundra”, dhe të gjejnë çdo “kleçkë”, për të bër pak opozitë, në Kuvend dhe jashtë saj, pa marrë parasyshë, atë se po të ishin vet ata në Qeveri si do të vepronin …..!?

Po marrim rastin më konkret, a thua vallë a do të mund të bënin qeveri, Vet-Vendosja dhe LDK-ja, së bashku pa ndonjë koalicion të “detyruar’ me partitë e të ashtuquajturës “Lista Serbe”???

Partia që bën sot në Kuvendin e Kosovës, opozitën si atë të Kuvendit, si atë “radikale” ose “revolucionare” , me format demokratike e të tjera, është Vet – Vendosja. Ajo si të dojë, ta quaj opozitën e saj duhet të pranojë, VV është një Lëvizje “ Parti”, që ka brenda saj, anëtar të kryesisë, dhe themelues të saj, prej nga disa ish luftëtar të UÇK-së, ka edhe Demokrat, Patriot, Atdhetar, Liberal, Konseravtor, Anarkistë, Globalistë, por ka edhe Komunistë, e Marksit Leninist. Pra VV nuk ka llogjikë se si të pozicionohet, në programin e saj, mbasi aty ka disa rryma ideologjike brenda saj që e pengojnë atë.

Ndërsa, partia tjetër e opozitës LDK-ja, duhet të tregohet patjetër një parti më bindëse, dhe me nji alternativë të re, ndryshe nga ajo që ajo qeverisi dhe u rrëzua e humbi zgjedhjet.

Sepse, ku ishte deri dje, LDK-ja, dhe Isa Mustafa, kur ishte vet në krye të qeverisë për 3 vjet. A nuk ishte ajo që bëri koalicion për të bër qeverinë, edhe me Jabllanoviqin, pavarësisht, se ai u perjashtua më vonë. A ishte ajo e Demarkacionit të debatueshem..… e tjera e tjera…

Jo vetëm athere, kur nuk mbante më kupa, i thonë asaj shqip, pra kur ai “harrojë” se Kosova, ishte pa okupimin Serbë, ishte e lirë dhe e pa varur….ta perjashtojë Jabllanoviqin nga qeveria e saj. Jo opozit me dy standarte!

Kuvendi i Kosovës, dihet se me 120 vende, përfshirë pakicat – minoritetet: serbët, boshnjakët, turqit, për të bër Qeveri, i duhet të hidhet sa “andej e këndej” për të bër secila sipas “mides” së tyre, koalicione, edhe pas zgjedhore si me, serbët, romët apo anashkalinjët.

Dhe kështu mbas 3 muaj rropatje,Kosova ka zgjedhur Ramush Haradinajn, Kryeministër, i cili bëri koalicionin me PDK, duke u zgjedhur si kreu i ri i qeverisë së Kosovës, me 61 votua në favor ndërsa një anëtar i Kuvendit abstenoi.

Dhe, dihet se pas seancës, anëtarët e Vetëvendosjes me koalicionin e mbledhur rreth LDK-së, u larguan nga seanca dhe nuk mori pjesë në marrjen e betimit të shefit të Qeverisë Kryeministrit Ramush Haradinajt, dhe të anëtarëve të qeverisë së tij.

Ku Kabineti Haradinaj, tash ka 21 ministri, ndërsa vet Kryeministri Haradinaj ka pesë deputetë. zëvendës i parë është Behgjet Pacolli, i ndjekur nga Enver Hoxhaj i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, Dalibor Jeftiq e Listës Serbe, dhe Dardan Gashi, i Listës Ibrahim Rugova.

Ndërkohë, që nuk ka gjë pa ditur se Lista Serbe, dihet se vendosi të bashkohet me kabinetin e Haradinajt, pas një takimi në Beograd me Drejtorin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, i cili tha në një konferencë për shtyp, kur u formua Qeveria e re, se qëndrimi i Serbisë ndaj Haradinajt, Kryeministër, nuk do të ndryshojë dhe se Haradinaj simbas tyre, ka për të mbetur i “akuzuar për krime lufte”…….!

Tani i vjen rradha opozitës, por edhe vet pozitës, që sipas meje gjithëçka duhet të bëhet brenda ketij Kuvendi, i cili duhet të përcaktohet, mirë, se si kjo qeveri e udhëhequr nga Haradinaj, natyrishtë me koalicionin e madh me PDK-ën, e Kadri Veselit, njëhereshit Kryetar i Kuvendit, dhe AKR, ën e Bexhet Pacollit, zv, Kryeministër, dhe Ministër e Jashtëm, së bashku me Listën Serbe, a do të jenë në gjendje të kërkojnë shfuqizimin e flet arrestave të Beogradit( ndaj të gjithë ish komandatëve të UÇK-ës) që kjo çështje të përfshihet edhe në bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Mbasi, nuk mundet ti edhe të jesh në Qeveri, me konsultim dhe urdhër nga Beogradi, edhe “Serbia vazhdon të kërkojë arrestimin e Haradinajt dhe Komnadantëve të UÇK-ës, për akuzat e krimeve të luftës, po për shkak se kryeministri i ri, dihet se nuk po heq dorë nga planet që janë të papranueshme për Serbinë, Veriu i Kosovës, pra ndarja e Mirtovicës, Ushtria e Kosovës, dhe Demarkacioni.

Apo atë të besojmë atë që ka deklaruar vet Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, se :” Lista Serbe, “ka ndërmarrë në mënyrë të qartë detyrimin” për të luftuar kundër formimit të një ushtrie në Kosovë,, duke përmendur sa në Bruksel dhe Washington, atë të “rrezikut” si e paraqesin ata të transformimit të FSK-së në një Ushtri të Kosovës”.

Listës Serbe, me urdhërin e Beogradit, dihet se ka hyrë në Qeverin e re të Kosovës, me Kryeministër Ramush Hardinaj, i cili për Beogradin, është ai që citova më lart, si të gjithë Komandatët e UÇK-ës ose krahu i luftës, ndërsa Serbët, janë ata që çdo gjë bëjn, por planet e tyre nuk i prishin ndonjëher, për hatër, ose për shqiptarët, “pikërisht, për të siguruar disa nga ato që Beogradi i quan “lëshime” –

Së fundi, kjo nuk është rastësi me pjesmarrjen e Listës Sërbe , kësaj rradhe, edhe me miratimin e konsultimin e Beogradit, duke nisur qysh nga formimi i ushtrisë dhe çështja e pronësisë së Trepçës (kompleksit të minierave në veri të Kosovës) pra deri te ndarja e Kosovës në veriun e saj.

Comment

*