Veterani i basketbollit Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter

Ish-basketbollisti i njohur i Shteteve të Bashkuara, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë të dielën pas përplasjes së helikopterit të tij privat me të cilin po udhëtonte në Kaliforni, raporton Reuters duke cituar tabloidin amerikan TMZ.

Sipas raportimeve, Bryant ishte duke udhëtuar me së paku tre persona të tjerë në helikopterin e tij privat në momentin kur helikopteri humbi drejtimin.

Bryant kishte përdorur helikopterin privat që nga koha kur luante për ekipin e njohur Los Angeles Lakers. Kobe Bryant konsiderohet lojtari më i mirë i Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA).

(Radio Europa e Lirë)

Comment

*