Vetëvendosje: Demarkacioni të dërgohet në Prokurori, jo në Kuvend

Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa e ka mbështetur raportin e Komisionit të ri qeveritar për shënimin e kiufirit të Kosovës me Malin e Zi, sipas të cilit Kosova humb territor.

Në një konferencë për media, zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se Marrëveshja e Demarkacionit nuk duhet të procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës, por duhet të dorëzohet në Prokurori.

Sipas tyre, personat e përfshirë në komisionin paraprak për shënimin e kufirit shtetëror të Kosovës, përfaqësuesit politikë dhe nënshkruesit e Marrëveshjes më 26 gusht 2016, në Vjenë, duhet të ishin nxjerrë para gjykatës për “cenimin e tërësisë territoriale” të Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që të nisë sa më parë hetimet për këtë rast tejet të rëndë dhe të paprecedent.

Vetëvendosje thotë se është për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si shtet mik i Kosovës, por është kundër faljes së asnjë centimetri të territorit të Kosovës. (r.m.)

One Response to “Vetëvendosje: Demarkacioni të dërgohet në Prokurori, jo në Kuvend”

Read below or add a comment...

  1. Kushtetuta says:

    O ahmeq komunist,

    Dergone ne gjykate kushtetutare edhe prezencen e Kforit sepse nuk eshte ligjore, edhe bombardimin e NATO-s dergone nemgjykate sepse nuk ka qene ne baze te kushtetutes te juaja…..o qenefa komunist

Comment

*