Vetëvendosje e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë, 4 shtator 2020 – Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe delegacioni e Kosovës për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka thënë se Hoti dhe delegacioni që e kryesoi ai, “hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën“.

“E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo është shprehur posaçërisht kritike ndaj pikës së marrëveshjes lidhur me Liqenin e Ujmanit dhe asaj për të mos aplikuar për anëtarësim organizata ndërkombëtare.

 

Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!E quajtën "Marrëveshje historike për njohje"…

Posted by Albulena Haxhiu on Friday, September 4, 2020

 

(r.m.)

2 Responses to “Vetëvendosje e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”

Read below or add a comment...

  1. Oriana says:

    Vetevendosja ka mbledhe rrethe vetes islamist radikal dhe lideri i saj asht politikan i dobet. Nuk kane pervoje ne politike.

  2. Viktori says:

    Illyria njerezit e vetevendosjes jane anarkista dhe njerez qe deshirojne kaos sikur “black lives matter” Albulena ish mintresha e Kurtit ne v. ka ka meshehe gjesende shperthyese. . Njerez te pabese jane.Kjo parti duhet te ndalohet sepse ne thelb asht terroriste.

Comment

*