Vetëvendosje nuk e voton Projekt-ligjin për Ushtrinë pa e analizuar

Prishtinë, 7 mars 2017 – Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se e përkrah Projektligjin e Presidentit Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, mirëpo ende nuk është e vendosur për votimin e tij.

“Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Ne e parashohim këtë në Alternativën tonë. Jemi të vendosur që t’i kemi Forcat e Armatosura të Kosovës. Projektligji për FSK-në është i një rëndësie të veçantë, por sa i përket votimit të tij, këtë do ta themi pasi që të na dorëzohet versioni zyrtar, rrjedhimisht pasi të bëhet analizimi i tij”, ka thënë Shkodran Hoti nga zyra e mediave në Lëvizjen “Vetëvendosje” për Lajmi.net.

Ai ka shtuar se “Vetëvendosje” kërkon është që askush të mos tentojë të manipulojë me një çështje aq të rëndësishme, në kuptimin që në emër të formimit të ushtrisë të ketë ndonjë koncesion të dëmshëm për Kosovën. (r.m.)

Comment

*