Viktima e 7-të nga Koronavirusi në Shqipëri është nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht pas orës 23 vendore se viktima ishte 85-vjeçare

Knid Ndrenika

 

Në prag të mesnatës një grua 85-vjeçare u bë viktima e shtatë e Koronavirusit në Shqipëri, ose e dyta brenda 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë pohoi se pacientja 85-vjeçare nga Tirana ndërroi jetë në spitalin Infektiv pak orë pasi u shtrua në gjendje të rëndë prej pasdites.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Po në mesnatë kryeministri Edi Rama njoftoi në fejsbuk se janë shëruar 14 pacienët.

Zoti Rama po ashtu prezantoi një platformë të re për ndihmë, këshilla, njohuri dhe statistika në ëebfaqen “koronavirus.al”.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë veten dhe të tjerët nga thashethemet e rrjetit dhe se në këtë kohë lufte është e rëndësishme siç tha, që të mësohen të vërtetat dhe faktet, për të ditur si dhe me kë po luftojmë.

“Problemet e tjera janë shumë të rëndësishme janë jetike, arsye shëndetësore, familjare, ekonomike, të lëvizjes, arsye tjetër apo dhe denoncime të mundshme”.

Tirana kryeson me 104 raste në numrin e përgjithshëm të 174 të prekurve.

###

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Comment

*