Viti i ri 2018, atmosfera e natës festive në Tiranë

Shqipëria kaloi përgjithësisht një natë të ndërrimit të motmoteve me shqetësime të vogla sipas raportimeve të deritanishme

Denion Ndrenika

Mijëra qytetarë pritën Vitin e Ri 2018 në rrugë e sheshe të vendit në mbarë Shqipërinë.

Policia raportoi se një djalë 16-vjeçar humbi jetën në mesnatë në Laç me dyshime nga një plumb qorr, kurse tri të tjerë u lënduan në aksident rrugor në Tiranë.

Ndërkaq, ndihmë mjekësore iu dha thuajse 50 personave të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret dhe për përdorim të tepruar të pijeve alkolike.

1 janari 2018 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u prit me një koncert shumorësh të organizuar nga bashkia me numërimin e kryetarit Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxa.

Djalë i quajtur “Lael” ishte fëmija i parë me shëndet të plotë i ardhur në jetë pak sekonda pas mesnate në Shtëpinë e Lindjes “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Policia dhe mjetet e ndihmës së shpejtë mjekësore ishin në gatishmëri thuajse në çdo pjesë të Tiranës. Ndërkohë, disa probleme ka pasur në zona të ndryshme, përfshi kryeqytetin për furnizimin me rrymë.

###

Mes përqafimesh, trokitje gotash e urimin për një vit të mbarë, startoi kështu viti i ri 2018.

 Ndërkohë që deri në oret e para nuk ka pasur asnjë incident të raportuar.

“Gëzuar vitin e ri 2018, një urim i veçantë për të gjithë punonjësit e policisë kudo që ndodhen dhe familjet e tyre, e veçanërisht për punonjësit e policisë që ndodhen në shërbim në krye të detyrës, për të siguruar qetësi dhe rend për të gjithë qytetarët shqiptarë që festojnë qetësisht ndërrimin e viteve”, tha drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Por nuk munguan as ata të rinj që zgjodhen lokalet e bllokut për të vazhduar festën deri në orët e para të mëngjesit, ashtu si e kërkon tradita.

  Top Channel

Comment

*