Vitin e ardhshëm mund të mos ketë më llotari amerikane për shumë shtete

Uashington, 24 dhjetor 2017 – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket se do të mbajë dhe një ndër premtimet e hershme të Presidentit për të anuluar vizat dhe bashkimin familjar në Amerikë për shumë shtete.

Departamenti për Sigurinë e Brendshme në SHBA ka kërkuar heqjen e bashkimit familjar për emigrantët që shkojë në Amerikë. Sipas Departamentit amerikan për Sigurinë e Brendshme, është pikërisht kjo praktikë e cila ka lejuar aktet e fundit terroriste që kanë ndodhur në SHBA.

Dy ngjarje kriminale kanë ndodhur ditët e fundit në SHBA pikërisht nga dy emigrantë. Ngjarja e parë ndodhi në Pensilvani, ku një emigrant nga Egjipti qëlloi me armë mbi policinë, ndërsa në tjetrin, një pakistaneze u zbulua se financonte Shtetin Islamik ISIS përmes monedhës virtuale Bitcoin.

Projektligji do të shkojë në Kongresin amerikan vitin e ardhshëm dhe propozon heqjen e sistemit të vizave përmes lotarisë dhe bashkimit familjar. Mbetet ende nëse ligji do të aprovohet dhe nëse Shqipëria do të preket nga ai.

Comment

*