Viza e punësimit për të huajt( H-1B ) për vitin 2018

Avokati  Kieran Both

Avokati Kieran Both

Emigracion: Avokati Kieran Both për ju

 

Bisneset amerikane pёrdorin vizёn H-1B pёr tё punёsuar tё huajt pёr ato vende pune qё kёrkojnё  nivel tё lartё profesional, si inxhinierё, programues kompjuteri, shkencёtarё, etj.

Me qëllim që dikush  të vijë në SHBA  për të punuar përkohësisht si non-immigrant( jo me status emigranti)  punёdhёnёsi i tij duhet  tё aplikojё/mbushё/ njё kёrkesё pёr të në Emigracion. Shërbimi i Emigracionit  ka paralajmëruar për keqpërdorimin e kësaj vize nga bisneset, për mashtrime dhe se do të marrë masat e nevojshme për këtë qëllim.
Kongresi amerikan ka vendosur një kuotë të caktuar për çdo vit fiskal, prej 65,000 vizash H-1B. Ka një përjashtim për ata që kanë fituar Master’s degree në SHBA,  që shkon rreth 20.000 mijë në vit. Emigracioni njofton publikun kur  kuota për këtë kategori të punësuarish të jetë nbushur.

USCIS fillon të pranojë aplikimet për vizën  H-1B , për vitin 2018, në 3 prill 2017. Kërkesat e bëra para 3 Prillit 2017, skualifikohen.

Me vizën H-1B ju pranoheni në SHBA për një periudhe 3 vjeçare. Koha juaj mund të zgjatet, por zakonisht nuk i kalon të 6 vjetët.  Kompania qё u ka punёsuar ёshtё e detyruar para ligjit  t’u paguajё shpenzimet e udhёtimit tё kthimit nё vendin prej nga keni ardhur, nёse  e ndёrpret punёsimin tuaj pёrpara kohё sё autorizuar. Por punёdhёnёsi nuk ёshtё pёrgjegjёs pёr kёtё, nёqoftёse jeni ju ai qё jepni dorёheqjen. Gjithashtu ju mund tё  kontaktoni Qёndrёn e Shёrbimit qё ka bёrё  aprovimin tuaj, nёse punёdhёnёsi juaj nuk i qёndron detyrimeve tё tij.

Bashkёshortja dhe fёmijёt nёn moshёn 21 vjeç janё tё lejuar tё shoqёrojnё kryefamiljarin qё mban vizёn H-1B, qё do tё thotё  tё banojnё sёbashku pёr gjithё kohёn qё ai punon nё SHBA. Familjarёt klasifikohen me statusin e H-4 (si jo-emigrantё), por nuk kanё tё drejtё punёsimi nё SHBA. Gjithёsesi u sugjerojmё qё pёr rastet tuaja tё veçanta tё konsultoheni me avokatё me pёrvojё tё Emigracionit.

 

Administrata e Trampit deklaron që  mashtrimet nëpërmjet  vizës H-1B dëmtojnё punëtorët amerikanë

 

USCIS ka njoftuar që janë në veprim procedura që diktojnë/zbulojnё/ dhe ndalojnë  më tej mashtrimet e mundëshme që bëhen nëpërmjet kësaj vize. Viza H-1B është e destinuar për të mbushur ato vende pune ku ka mungesë punonëtorësh të kualifikuar në SHBA. Administrata e Trampit deklaron që ka mjaft punëtorë amerikanë që janë të kualifikuar , mjeshtra  për vendet e punës që u ofrohen të huajve, por që janë injoruar në nje farë mënyrë. Bizneset që abuzojnë me vizën H-1B afektojnë punëtorët amerikanë të kualifikuar për atë vend pune.Duke importuar punëtorë të huaj ata i heqin mundësinë për punësim vëndasve.  Ose aplikojnë për të huajt dhe pastaj i përcjellin ata nëpër kompani të tjera.

Shërbimi i Emigracionit (USCIS)do të verë në shënjestër:

  • ·         Rastet ku nuk mund të vërtetohet informacioni bazë i biznesit të punëdhënësit nëpërmjet të dhënave komerciale në dispozicion;
  •  Bizneset  me individё të punësuar me vizën H-1B-që kanë një raport  më të lartë në krahasim me  ato që kanë  të punësuar qytetarë të  SHBA-së,  dhe
  •  Punëdhënësit që aplikojnë për punëtorët H-1B, të cilët nuk  punojnë në adresёn e destinuar, por në një tjetër kompani  apo  vend pune.

Vemendje do i kushtohet vendit të punës se programuesve të kompjuterit, pasi për të filluar punën në nivelin hyrës, ky vend pune kërkon  diplomë dy vjecare, nuk  duhet kualifikuar si pozicion i specializuar. Këtu mund të bëhen shkelje te rregullave.

USCIS synon të përqëndrojё  vemendjen dhe fondet e saj, atje ku mashtrimi dhe abuzimi i programit H-1B ka tё ngjarё tё ndodhё mё shumё  dhe të përcaktojë nëse punëdhënësit e H-1B i shmangen detyrimeve që kanë nё lidhje  me punësimin e të huajve , e në vend të tyre

bëjnë  përpjekje të mirëfilltë për të rekrutuar punëtorë të SHBA. Shёrbimi i Emigracionit paralajmёton se do të vazhdojë të bëjë vizita të rastit dhe të pa-paralajmëruara në mbarë vendin.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe pajisim emigrantët me informacion për të kërkuar ndihmë në mënyrë  të pavarur. Ju falenderojmё pёr bashkёpunimin dhe  i presim pyetjet tuaja adresën tonë të e-mailit në [email protected]

 

Comment

*