Vjero: Kontrolluam 6 mijë biznese, u lëshuan 2 milion kupona

Aksioni antiinformalitet, i cili sapo ka përfunduar në zonat turistike, duket se ka dhënë rezultatet pozitive si në të ardhurat në buxhetin e shtetit, ashtu edhe në formalizimin e bizneseve.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, u shpreh për Scan Tv, se gjatë kontrolleve të bëra në zonat turistike pati një efekt prej 5.4 milionë lekë shtesë në xhiron e deklaruar, si dhe ndryshuan përgjegjësi tatimore mbi 1 mijë biznese.

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi monitoruar dhe kontrolluar në territor më shumë 6 mijë tatimpagues, ku 36 për qind të numrit janë të penalizuar, dhe penalizimet më të shpeshta kanë qenë në ato që lidheshin me mosdeklarime të sakta, me moslëshimin e kuponit, apo punonjës të padeklaruar, mos transmetimi me kasë ka qenë një fenomen që është gjetur në shumë raste, dhe patjetër që është penalizuar nga administrate tatimore”, tha ajo.

Ndërsa lidhur me nismën e kryeministrit për bashkimin e Tatimeve me Doganat, Vjero tha, se tashmë ky proces i ka hedhur hapat e parë, pasi shkëmbimi i informacionit mes dy administratave po funksionon.

Ajo vlerësoi se procesi do t’i vijë në ndihmë shumë biznesit në uljen e procedurave dhe shkurtimit të kohës.ATSH

Comment

*