VJESHTË NË ALPET SHQIPTARE

Tom Therçaj

Nga Tom Therçaj dhe Ermira Therqaj

 

Vjeshta konsiderohet si stina e piktorëve.
Bukuria e peisazheve malore dhe larmia e ngjyrave të stinës motivuan piktorët e Plein Air (artistë që pikturojnë direkt në natyrë) për të marrë pjesë në koloninë 4 ditore “Vjeshtë në Alpe” që u organizua në zonën turistike të Kelmendit në Malesinë e Madhe.
Ata kanë një raport të vecantë me natyren ku kontrastet jane te thella e sidomos me zona të tilla si Kelmendi, pothuajse ekzotike.

Ermira Therqaj

Leqet e Hotit, Lugina e Cemit, Tamara, Gropat e Selcës, Qafa e Predelecit, Lepusha, Budaci e Vermoshi janë tërheqëse për çdo vizitor. Veçanërisht për piktorët edhe më shumë. Syri i tyre e zbulon të bukuren edhe aty ku s’e dallon dikush tjetër, ndaj në Kelmendin e bukurive të rralla misioni i tyre ishte më i lehtë. Vështirësia e vetme ishte çfarë duhej përzgjedhur në larminë e pafund të gjendjëve, motiveve e pisazheve.
Pamjet mahnitëse i surprizuan artistët e penelit që në kontaktin e pare.
Ata nxitonin për të mos humbur asnjë çast në kërkim të motiveve, dhe rrezet e para të diellit i gjenin pranë kavaleteve.
Ndoshta asnjëherë tjetër nuk ka patur aq piktorë në zemer të alpeve të Kelmendit, kjo edhe si një mundësi e shtuar e lëvizjes pas investimit për rrugen që të çon drejt Vermoshit.
Gjatë procesit krijues, piktorët ishin të rrethuar çdo çast me respekt dhe kuriozitet nga banorët e zonës dhe turistët që përherë e më shumë lakmojnë këtë trevë të alpeve shqiptare.
Kelemndi është tërheqës në çdo stinë jo vetëm për bukuritë natyre por edhe për mikpritjen, kostumet, zakonet, traditat si dhe prodhimet bujqësore e blegtorale.
Piktorët peisazhistë kanë krijuar një traditë të pasur të kolonive në të gjitha trevat shqiptare duke pasqyruar bukuritë e natyrës dhe sjellë një kontribut për promovimin e turizmit.
Pjesë e kolonive të tilla janë piktorët e mirënjohur Kujtim Buza, Pashk Pervathi, Nikolin Ivanaj, Agron Polovina, Spiro Panariti, Xheneta e Agim Kadillari, Ikbal Kalaja, Skender Strica, Caush Vathi, etj.
Ata sapo ishin kthyer nga një koloni e organizuar në bregdetin e Jonit.
Piktorët shkodranë Xheneta Kadillari dhe Ikbal Kalaja bujten në familjen e 77-vjeçarit Dode Tinaj, i cili prej dy dekadash jeton në SHBA dhe kthehet gjatë verës për mallin e vendlindjes. Se bashku me të shoqen Katrinen kujdeseshin çdo çast që artistët të ndiheshin si në shtepinë e tyre.
Gjatë 4 ditëve krijuesit krijuan vepra arti me ngjyrat e ndezura të vjeshtës. Tablotë e realizuara u ekspozuan në bujtinën Frati në Vermosh.
Administratori i sajë Gjovalin Lumaj tregon se e ka emërtuar FRATI, bujtinën e tij, në respekt të padër Sergio Gazzea, priftit françeskan italian që u mësoi leksionet e para të turizmit. Jo vetëm aq, por ai gjatë viteve të tranzicionit si misionar në Vermosh u gjend pranë njerëzve në nevojë për problemet sociale e nevojat mjeksore. Gjithashtu ka mbetur në memorien e banorëve për investimet e shumëta, sidomos për nxitjen e agro-bznesit.
Së bashku me të shoqen, Marjanen kanë krijuar një biznes familjar dhe nuk e kanë braktisur vendlindjen.
Për banorët e zonës por edhe për piktorët, ekspozita ishte e veçantë, dhe mjaft interesante.
Veprat artistike u frymëzuan nga natyra dhe u ekspozuan në gjirin e sajë, ndoshta më bukur se në sallonet më moderne të artit.
Ngjarja artistike u kthye në një festë të vërtetë, ku nuk munguan as miqtë e piktorëve. Deputeti Fadil Nasufi kishte “braktisur” Tiranen për të qenë në mesin e miqve piktorë, ashtu si në rrugët karakteristike te Beratit, Kanionet e Osumit e shumë destinacione të tjera.

Piktori elbasanas Spiro Panariti me tablone: Vjeshte ne Alpe

Piktoret Xheneta e Agim Kadillari me nje turist nga Gjeneva.

Piktoret dhe ekspozita e tyre ne bujtinen Frati, Vermosh

Pas ceremonisë së ekspozites.

Gazetari Tom Therçaj me piktorin Kujtim Buza.

Comment

*