Vjosa Mala në festivalin “The One” në Nju Jork

Nju Jork, 23 prill 2018 – Prej datës 23 deri në 29 prill në New Jork zhvillohet festivali “The One”, një platformë në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre.

Në edicionin e 13 të tij merr pjesë dhe një artiste e talentuar nga Kosova, Vjosa Mala. Ajo vjen me monodramën “Rozi’s Fate” (“Fati i Rozës”), autore e inteprete e së cilës është vetë ajo, me regji te Kreshnike Osmanit, me muzikë të Arbër Krasniqit dhe me koreografi të Driton Saqipit.

Pjesa teatrale bazohet në legjendën e njohur shqiptare të Kështjellës së Rozafës. Ajo flet për fatin e një gruaje dhe nëne të re, e cila është zgjedhur për t’u sakrifikuar për ndërtimin e kështjellës, duke u varrosur në muret e saj, raporton Zëri i Amerikës.

“The ONE Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e fetivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të Nju Jork-ut, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo teatror, prej vitit 1993.

Festivali është kthyer në një vitrinë vjetore për zërat më emocionues dhe inovativë të intepretimit teatror solo në të gjithë botën, i cili zhvillohet në New York City. (r.m.)

Comment

*