Vjosa Osmani: Mustafa nuk ua dha fjalën zërave kundërshtues

Prishtinë, 12 prill 2017 – Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se disa prej pjesëmarrësve të mbledhjes  nuk iu dha fare fjala.

“Disa prej të pranishmëve në sallë nuk u është dhënë fjala në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Nuk iu ka dhënë fjala zërave kundërshtues në LDK”, ka thënë deputetja Osmani për KTV.

Ajo ka thënë se kryesuesit nuk u kanë dhënë asnjë arsye përse atyre nuk u është dhënë fjala.

Ndërkaq duke folur për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ajo ka thënë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sipas interesit të votuesve të tyre dhe nuk janë të obliguar të respektojnë qëndrimet e këshillit të përgjithshëm.

Së paku 6 deputetë të LDK-së janë deklaruar publikisht se janë kundër versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. (r.m.)

Comment

*