Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat udhëheqëse në LDK

Prishtinë, 20 qershor 2020 – Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozitat e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së partisë.

Sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte kërkuar shkarkimin e zonjës Osmani, në votimin përmes internetit kanë marrë pjesë 95 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm. Për shkarkim kanë votuar 70 anëtarë, kundër shkarkimit kanë votuar 16, kurse 28 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë marrë pjesë në votim.

Sipas Mustafës, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar propozimin e tij që Avdullah Hoti të zë vendin e Vjosa Osmanit në pozitën e nënkryetarit të partisë. Sipas tij, thirrjes për votim u janë përgjigjur 99 anëtarë të këshillit. Prej tyre, 92 kanë votuar “për“, 3 kanë votuar “kundër“, 4 kanë abstenuar nga votimi, kurse 24 nuk kanë marrë pjesë në votim.

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që:

z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së;

znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë“, thuhet në adresimin e Mustafës për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, përmes faqes së LDK-së në Facebook .

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2F2508409489470312&width=500″ width=”500″ height=”735″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, sipas te cilit, Osmani ka shkelur statusin e partisë, kur është shprehur kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Osmani, e cila është kryetare e Kuvendit të Kosovës, kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saj lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në mars të këtij viti.

Gjatë mocionit të mosbesimit të ngritur nga LDK-ja më 25 mars, ndaj qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, Osmani kishte votuar kundër.

Osmani u zgjodh në krye të kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë edhe pas rrëzimit të qeverisë LVV-LDK.

Vjosa Osmani është shprehur kundër edhe qeverisë së re të formuar nga LDK-ja, që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Në seancën e 3 qershorit, kur u votua për qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, Osmani nuk mori fare pjesë.

Osmani ka kundërshtuar edhe vendimin e qeverisë më 6 qershor, për të hequr masat e reciprocitetit kundër Serbisë.

Ajo ka thënë se me heqjen e reciprocitetit, “Kosova ka hequr dorë “nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, të vitit 2019, Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Osmani është personi i dytë më i votuar në Kosovë, pas Albin Kurti. Ajo në zgjedhjet e fundit më 6 tetor fitoi 176 mijë vota.

Vjosa Osmani edhe në vitin 2014 kishte shprehur pakënaqësinë e saj për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo nuk e kishte votuar qeverinë e udhëhequr nga kryetari i partisë së saj, Isa Mustafa.

(r.m.)

Comment

*