Vlahutin: Shqipëria ka bërë progres dhe kjo do njihet në raport

Tiranë, 16 prill 2018 – Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka paralajmëruar  se Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në raportin që do publikohet të martën.

“Komisioni Evropian do të sjellë nesër provat për përpjekjet që ka bërë Shqipëria drejt integrimit dhe kështu qe kemi shumë përgatitje për të bërë për këtë çështje. Në raport do të vijnë konkluzionet që konfirmojnë punët e mira që ka bërë qeveria’, ka thënë ajo, në një aktivitet për transparencën e  buxhetit.

Vlahutin ka bërë thirrje për më shumë transparencë në menaxhimin e buxhetit të shtetit, duke e partë edhe si mënyrë për uljen e nivelit të korrupsionit.

“Qytetarët duhet të dinë se si po përdoren paratë e tyre, duhet të dinë sa investohet për një kilometër rrugë apo për një shkollë.Transparenca është e rëndësishme edhe për të luftuar korrupsionin”, ka thënë ajo.

Transparenca në menaxhimin e buxhetit është një prej kriteret e Bashkimit Evropian për Shqipërinë. (r.m.)

Comment

*