Volejbollistët shqiptarë zhbënë me fitore ndaj azerëve humbjen me maqedonasit

Kombëtarja e vajzave humbi edhe ndeshjen e tretë me Austrinë 1-3 pas Bjellorusisë vendase 0-3 dhe Finlandës po 0-3

Nderim  Goci

Të dielën pasdite përfunduan ndeshjet e para në volejboll për meshkuj mer raundin grupal të zhvilluar në Shkup, kryeqendër etnike e Shqipërisë Lindore, sot nën shtetin e maqedonasve.

Skuadra e shqiptarëve e drejtuar nga ish-volejbollisti i njohur Jani Melka ka fituar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 3-1, me setet 25-22, 25-22,17-25, 25-10.

Ndeshja e hapjes së ditës së fundit ishte mjaft e mirë për shqiptarët që pas pas kësaj fitorjeje renditen në vendin e dytë me 5 pikë.

Duke përjashtuar setin e dytë të ndeshjes, tre setet e tjera u pa në fushën e lojës një skuadër e papërmbajtshme.

Një fitore mëse e merituar, që le shenjë dhe shpresë për të qenë një ndër dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej në finalet  e Europa Ligës pasi fitoi 3-2 me Suedinë, humbi 0-3 me maqedonasit dhe fitoi me azerët 3-1.

Ndryshe nga ndeshja e së shtunës ndaj vendasve maqedonas, kuqezinjtë tanë kanë qenë më të vendosur, kanë luftuar në çdo pozicion dhe me meritë fituan me Azerbajxhanin që mbeti i fundit në renditjen e grupit.

Gazmend Husaj i shqiptarëve u shpall me 21 pikë, shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Ndërkohë emocionet e kësaj kupe do të rikthehen të premten e ardhshme, ku do të zhviullohen ndeshjet e dyta të grupit në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”.

Skuadra e shqiptarëve do të ndeshet në ditën e parë me Azerbajxhanin në  orën 18:00.

Ndërkohë, Kombëtarja e vashave shqiptare është mundur në Minsk të Bjellorusisë nga Austria me rezultatin 3-1, me sete 16-25, 16-25, 25-18, 23-25.

Një ndeshje jo e mirë për skuadrën tonë, e cila renditet  e parafundit në grup pas humbjeve me Finlandën 0-3, Bjellorusinë 0-3 dhe Austrinë 1-3.

Në ndeshjet e para të grupit në Tiranë, Shqipëria pas humbjes 0-3 nga Finlanda, mposhti Austrinë dhe Bjellorusinë nga 3-1.

###

Shqipëria e pafuqishme ndaj vendasve

Maqedoni – Shqipëri 3-0 ( 25-21, 25-16, 25-22)

Nderim Goci

Në ditën e dytë  të ndeshjeve të Europa League, skuadra përfaqsuese e Shqipërisë është mundur nga skuadra vëndase e Maqedonisë me rezultatin e thellë 3-0. Ajo që duhet prauar në realitet, skuadra e Maqedonisë ,  për nivelin e treguar në në dy ndeshjet e para, konsiderohet si favorite kryesore për tu pozicionuar në vendin e parë në grup.  Vëndasit e kishin vlerësuar mjaft ndeshjen ndaj kuqezinjve, të cililët nga fillmi deri në fund luftuan në mënyrë konstante duke merituar plotësisht fitoren e arritur. Nisur nga humbja e pësuar , në pamje të parë të j krijon përshtypjen se është zhvilluar një ndeshje jo në nivelin e duhur, por në fushën e lojës, u pa një skuadër në përgjithësi e moblizuar, duke I sjellë jo pak vështirësi kundërshtarit. Duke prejashtuar setin e dyë të ndeshjes, e cila ishte për tu harruar ( trajneri I skuadrës kuqezi Melka, aktivizoi lojtarët e stolit), dy setet  e tjera ( seti I parë dhe I tretë ) janë zhvilluar me rivalitet por  me një epërsi  të lehtë të skadrës vendase. Në ndeshje e fundit, humbjet nga shërbimi  ishte pika më e dobët pë skuadrën kuqezi. Por ajo që duhet vlerësuar ishin dhe se kualitet dhe ekesperienca e disa vlejbollistëve  vendas,të cilët sollën diferencqën mes tyre. Përfundmisht skuadra jonë , regjitroi humbjen e  parë. Nesër skuadra e Shqipërisë në orën 17:00 do të përballet me Azerbaxhanin, e cila humbi  ndaj Suedisë me rezultatin 3-2. Ndehja mes dy skuadra fqnje u ndoq nga rreth 800 shikues. Ndërsa pikëshënuesi dhe lojtari më I mirë I ndeshjes u shpall Nikola Gjerogjev I Maqedonisë. Ndërkohë skuadra përfaqsuese e femrave humbën thellë ndaj vendasve të Bjello  Rusisë, me rezulltatin 3-0. Një ndeshje plot oshilacione dhe me shumë gabime, ku më tepër spikati ishte pritja e topit të parë. Lodhja e  një dite më parë në ndeshjen ndaj  Finlandës,  ndioi negativisht në performancen e  volejbollsiteve të Shqipërisë.  Me këtë humbje skuadra jonë  humbi shanset për të vazhduar më tej. Nesër në orën 14:00 ( ora e Shqiprisë) do të zhvillojë ndeshjen e fundit  ndaj Austrisë e cila deri më tani ende nuk ka fituar asnjë takim.

Comment

*