Vossische Zeitung (1912) / Çfarë tha Ismail Qemali, në Trieste, para se të nisej për në Durrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Tetor 2018

 

“La Presse” ka botuar, të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit, dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung” në Trieste para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë. 

Çfarë ka shprehur më konkretisht asokohe lideri shqiptar ? 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

 

Shqiptarët dhe pavarësia

 

Berlin, 20 nëntor.

 

Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloyd-it.

 

Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë :

 

Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme.

 

Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.

 

 

Comment

*