Votimi me këmbë

Ilir Zenku

Amerikanet e perdorin nje shprehje per te pershkruar nje fenomen qe po na ndodh: ‘People will vote with their feet’ (Njerezit do votojne me kembet e tyre). Kjo shprehje perdoret kur njerezit arrijne nje shkalle te pakenaqesise me ate qe po ndodh ku jane dhe ne vend qe te marrin rol aktiv per te ndryshuar gjendjen ku jane ata vendosin te marrin rruget dhe te largohen nga vendi ku jane. Amerikanet e konsiderojne si gje normale dhe ne saje te migracioneve ne shtetet edhe krijohen levizje politike per ndryshime ne shtetet prej ku largohen banoret. Tani kjo po i ndodh shtetit ku jetoj ne Illinois prej ku po largohen nje numer i konsiderueshem i banoreve pasi shtetet prane Illinois kane tatimet me te ulta ose ne rastin e metropoles Chicago kemi ‘votim me kembe’ nga ata qe i largohen edhe tatimeve edhe rritjes se theksuar te krimit ne disa zona te qytetit.

Ky votim me kembe po ndodh edhe ne viset shqiptare. Vazhdimisht po largohen numer i madh shqiptaresh drejt shteteve te perendimit ose ne lindjen e larget e kudo qe mund te gjejne pune. Ne qytetin e Kercoves i cili tradicionalisht ka patur nje numer te madh te banoreve me pune ne mergim po ndodhin edhe fenomene te reja. Kjo besoj ndodh ne cdo qytet shqiptar dhe po e marr vetem si shembull qytetin e Kercoves.

Ne bisedat me miq e dashamires po diskutohet vazhdimisht zbrazja e qytetit dhe si do ndikoje kjo ne te ardhme. Kjo eshte teme e pashmangshme ne pothuajse cdo bisede. Njerez qe ia duan te miren qytetin diskutojne e debatojne deri ne pafundesi se si mund te ngadalesohet ky trendi i zbrazjes apo si mund te ndryshohet. Pa lejen e bashkebiseduesit po ndaj nje klasifikim qe e kam degjuar sa per bisede edhe me ju qe lexoni keto qe shkruaj. Valet e mergimit qe po vezhgohen nga ata qe jetojne ne qytet mund te klasifikohen ne tre vale:

1. Vala e papune: ne kete vale jane ata te cilet nuk mund te sigurojne nje pune aty ku jane dhe marrin rruget e botes per te siguar jetesen. Ky eshte profili klasik i mergimtarit te cilet pasi krijojne nje shume parash mund te kthehen e ndertojne nje shtepi e te tentojne me ndonje biznes te vogel te sigurojne prape jetesen ne vendlindje.

2. Vala e te punesuarve ne nevoje: ne kete vale jane ata qe jane te punesuar e marrin nje rroge mirepo keto te ardhura nuk ju mjaftojne per situaten financiare ne te cilen ndodhen. Mundet duhet te krijojne sasi me te madhe per te bere nje shtepi ose raste te ngjajshme qe edhe mund te mendojne per kthim.

3. Vala e te punesuarve qe votojne me kembe: kjo vale eshte fenomeni me i ri qe largohen te pakenaqur aty ku jetojne dhe shperngulen te jetojne diku tjeter. Mund te jene ne profesione te ndryshme te avancuara ose mund te jene me te ardhura te mira po sidoqofte dicka ndodh per ata dhe vendosin te ‘votojne me kembe’.

Shkaqet per valen e pare dhe te dyte duhet te jene ato klasiket se nese nuk gjendet pune e nuk mund te sigurosh jetesen do kerkosh ndonje menyre se si te mbijetosh apo te strehohesh. Mirepo ne rastin e vales se trete kjo qe po ndodh do e ndryshoje pergjithmone qytetin tim e shume qytete te tjera shqiptare. Duhet patur parasysh se cdo trend ka nje pike diku ne trend qe e quajne ‘tipping point’ (pika kthese). Kur trendi kalon piken kthese atehere merr hov qe e ben trendin te pakthyeshem.

Kjo vala e votimit me kembe mund te jete prane pikes kthese ose sapo e kalojme. Politikanet e qeveritaret tane duhet te fillojne te ballafaqojne problemet urgjentisht te ndryshoje ky trend se ndryshe zbrazja do pershpejtohet nga pika kthese ne te pakthyeshmen.

Comment

*