Vrasja e Birinxhikut në Skënderaj dyshohet për motive të dobëta

Sipas burimeve të pakonfirmuara të gazetës shqiptare “Zëri”, vrasja mund te jetë kryer për motive të dobëta që mund të lidhen me një borxh të pakthyer mes palëve

Ervin Mazniku

Ngjarja e pasdites së sotme në Skënderaj që kulmoi me vrasjen e kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Raumush Haradinajt, Bekim Birinxhiku, mund të  ketë ndodhur për motive të dobëta. I dyshuari për vrasjen e Bekim Birinxhikut, është polici i Policisë së Kosovës, me shkronjat nistore të emrit “V.G.”.  Sipas sipas burimeve të pakonfirmuara ende të gazetës shqiptare “Zëri” shkaku i konfliktit me pasojë vdekjen e Birinxhikut, nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me policin “V.G.”. Banorët që e njohin Birinxhikun si edhe policin “V.G.” i tregojnë të dy si njerëz të mirë, ndërsa fajin kryesisht për ngjarjen ia venë krushqve të policit, që kishin marrë borxh material drusor nga Birinxhiku dhe që asnjëherë nuk e kanë paguar. “Bekimi është marrë me shitjen e druve. Krushqit e policit i patën marrë dru atij për ndërtimin e kolovajseve në shtëpi, për fëmijët e tyre. Vlera e druve shkon deri në 800 euro. Kjo shumë asnjëherë Bekimit nuk i është paguar”, ka thënë për “Zërin” në kushte anonimiteti një i afërm i familjes së policit “V.G.”. Ndërkaq një dëshmitar që e ka parë ngjarjen në tërësi që ka ndodhur në afërsi të xhamisë në Skënderaj, e shpjegon kështu gjendjen: “Gjatë përleshjes, viktima (Bekim Birinxhiku) ka nxjerrë një shufër hekuri prej veturës së tij edhe e ka goditur policin. Nga çka pashë, atij ju thye dora. Më pas polici e ka nxjerr revolen edhe e ka qëlluar viktimën”, ka thënë “F.H.” dëshmitar i ngjarjes.

“Polici “V.G.” që dyshohet si autor i vrasjes e humbi karrierën për një konflikt që nuk ishte fare i tij, ndërsa bashkëshortja e policit është në pritje të fëmijës së parë, pas martesës në verë të këtij viti”-shkruante “Zëri”.

Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i PK-së, në Skënderaj, ka konfirmuar për “Zërin”, se i dyshuari për vrasjen e Bekim Birinxhikun, polici, “V.G.” tashmë gjendet në spitalin rajonal, për shkak të lëndimeve që ka marrë nga viktima. Sipas, Zahitit, polici “V.G.” është i lënduar në dorë me një mjet të fortë. “Pasi e kemi arrestuar, pjesëtarin e policisë “V.G.” ka qenë i dukshëm lëndimi i tij në dorë dhe nevoja për ndërhyrje mjekësore. Këtë e ka kërkuar edhe vetë i arrestuari dhe ne e kemi dërguar atë në spital. Ai aktualisht gjendet në spital dhe është nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Zahiti. Por, ai nuk ka mundur të konfirmojë se si rrodhën ngjarjet deri te rrahja, se me çfarë mjeti është goditur polici apo se kush e ka filluar i pari. Mirëpo e tëra që dihet për momentin është fakti se pas rrahjes, ka mbetur i vrarë Bekim Birinxhiku si dhe i lënduar, i dyshuari kryesor për këtë vepër, polici “V.G.”, i cili edhe po trajtohet në qendrën e urgjencës mjekësore në Skënderaj.

Kurse “koha.net” raportoi se bazuar në hetimet preliminare dyshohet se incidenti fatal ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte ngjarë në mes të dy personave, ku më pastaj është shkaktuar vrasja me armë zjarri. “Personi i dyshuar në këtë rast zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra. Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator me 13 fishekë 9mm”-shkruante gazeta në versionin online.

Comment

*

Current day month ye@r *