Vuçiq: Ideja për ndarje u hodh poshtë, kjo do të na kushtojë shtrenjtë

Beograd, 3 maj 2019 – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shprehur keqardhje që ideja e tij për vendosjen përfundimtare “të kufijve të kompromisit” ndërmjet Serbisë e Kosovës ka dështuar.

Si raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Vuçiq ka thënë se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë popullit serb, për dy ose tri dekada.

Ai ka thënë se Kosova nuk do ta heqë taksën, jo për shkak se, sipas tij, Kosova është “e fortë”, por për shkak se “i fortë” është dikush tjetër që qëndron prapa saj dhe ka dhënë dritë të gjelbër për vendosjen e taksës.

Vuçiq ka thënë se këtë gjë ua ka thënë në Berlin edhe Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron. (r.m.)

Comment

*