Vuçiq: Natën para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk fjetëm gjithë natën

Beograd, 11 shtator 2020 – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë në televizionin publik RTS ka treguar për herë të parë ndjesitë dhe sikletet që përjetoi një natë para takimit në Washington.

Ai ka thënë se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika, në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët, deri në këtë moment.

“Amerikanët dhe gjermanët e krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht. Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata. Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja – për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia, pas 30 vjetësh, mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”, është shprehur Vuçiq.

(Balkanweb.vom)

Comment

*