Vuçiq: Vazhdimi i dialogut me Prishtinën – gjatë këtij muaji

Beograd, 8 qershor 2018 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji.

“Le të vendoset për datën. Unë jam i gatshëm të bisedoj, por duke kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit (për normalizimin e marrëdhënieve)”, citohet Vuçiq nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se puna e tij është të kujdeset për Serbinë dhe “ta shpëtojë atë nga konflikti”.

“Puna ime është të kujdesem për vendin, ta shpëtoj atë nga të gjitha konfliktet dhe luftërat, prandaj dua të marr pjesë në të gjitha bisedimet”, ka thënë Vuçiq. (r.m.)

Comment

*