Vuçiqi e shpall fitoren në zgjedhjet për President të Serbisë

Beograd, 2 prill 2017 – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shpallur firoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se fitorja e tij është “e pastërt si loti”.

Ai ka deklaruar se ai i ka fituar madje mbi 12 përqind me shumë vota se të gjithë, dhjetë, kandidatët tjerë për president të Serbisë.

Vuçiqi, i cili është cilësuar si “i forti i Serbisë” e ka shpallur fitoren e tij para se të publikohen rezultatet përfundimtare. Por, të gjithë vëzhguesit e zgjedhjeve e konfirmojnë fitoren e tij, madhe me rezultat bindës.

Sipas rezultateteve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), e cila e ka vëzhguar procesin e votimit, Vuçiqi i ka fituar mbi 55 për qind të votave. (r.m.)

Comment

*