Vulin: Serbia nuk do të hyjë në NATO, derisa Vuçiqi të jetë president

Beograd, 9 gusht 2017 – Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të pranojë të jetë pjesë e NATO-s derisa Aleksandar Vuçiqi të jetë President dhe komandant Suprem i Ushtrisë së Serbisë.

“Nuk di çfarë do të ndodhë kr Aleksandar Vuçiqi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës. Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi”, është shprehur Vulin, transmeton B92.

Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë se stërvitja “REGEX 2018″, e cilka do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Serbi, nuk është stërvitje e NATO-s, por stërvitje “rajonale”.

“Kjo nuk është stërvitje e NATO-s, por një iniciativë rajonale dhe asgje më shumë”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, Serbia është vend ushtarakisht neutral, por ushtria e saj është e hapur për stërvitje të përbashkëta me të gjithë.

“Do të bëjmë stërvitje me të gjithë ata prej të cilëve mund të mësojmë diçka, edhe me NATO-n, edhe me ODKB. Do të zhvillojmë stërvitje të përbashkëta edhe më forcat e armatosura të SHBA-së, do të bëjmë stërvitje të përbashkëta edhe me forcat e Federatës Ruse, edhe me çdonjërin prej të cilit mund të mësojmë diçka”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes. (r.m.)

Comment

*