VV i akuzon ish-deputetët e saj për “vjedhje” të Projektligjit për Referendumin

Prishtinë, 11 prill 2018 – Lëvizja Vetëvendosje i ka akuzuar për “vjedhjen” e Projektligjit për Referendum ish-deputetët e saj që e kanë krijuar grupin e tyre parlamentar, me emrin Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP).

Deputeti i GDP-së, Faton Topalli, njoftoi se sot është proceduar në Kuvend Nismën Legjislative “Projektligji për Referendum”.

Albulena Haxhiu, deputete e VV-së, në një postim në Facebook, ka shkruar se ky projekligj është hartuar nga Vetëvendosje.

“U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP është projektligji që është drafti i Lëvizjes Vetëvendosje, i njëjti pa ndryshuar asgjë. (natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)”, ka shkruar ajo.

“Hajnat e vullnetit qytetar po dalin të jenë edhe hajna projektligjesh! As mjekrat e as makijazhi nuk ua mbulon dot tradhtinë, hajninë dhe bythëshitjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Haxhiu ka thënë se të hënën, në konferencë për medie, kishte paralajmëruar se Vetëvendosje do ta procedonte këtë projektligj në Kuvend gjatë kësaj jave. (r.m.)

Comment

*