VV: Ligji për rimëkëmbjen ekonomike i dëmton të varfërit dhe i favorizon të pasurit

Prishtinë, 4 dhjetor 2020 – Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Qeverinë ‘Hoti’ se me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike ka bërë shumë pabarazi ndër qytetarët.

Sipas kësaj partie, ligji i favorizon oligarkët dhe të pasurit, ndërsa dëmton taksapaguesit e varfër.

“E pamë që u dëshmua ajo që kemi thënë që nga fillimi që qëllimi i kësaj qeverie është që me paratë që janë në buxhet të mos u ndihmojnë qytetarëve e me ato para që janë në buxhet ka tendencë t’u ndihmojë oligarkëve e bizneseve të afërta me ta. Edhe tash e pamë se ky projektligj i dedikohet një oligarku, një kompanie që operon në Kosovë, e që ka kërkuar të lirohet nga tantiema apo renta minerare që është shumë milionëshe dhe të lirohet nga pagesa e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë deputeti Hekuran Muratin në një konferencë për media, pasi miratimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike nga Kuvendi i Kosovës.

“Këto dy kosto do t’i bartë taksapaguesi i varfër i Kosovës”, ka theksuar Murati.

“Ky ligj s’mund të quhet i rimëkëmbjes. Është me shumë defekte, ka shumë pabarazi. Mund të quhet si një ligj që merr paratë nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve e qytetarëve të tjerë u thuhet merrni paratë tuaja nga Trusti”, ka thënë deputeti Murati.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është për keqardhja që në Kuvend ka kaluar një ligj me defekte të shumta.

“Për dallim nga pakoja emergjente kjo pako nuk e ka transparencën dhe formën sa shkojnë në çdo sektorë. Nuk ka stimulim të tillë të drejtpërdrejtë por të përgjithësuara. Ata nuk e dinë saktë shumë për bizneset që do të përfitojnë ky ligj ka bërë një shkelje të madhe gjegjësit për marrëveshjen që ka Kosova sa i përket stabilizim asociimit. Gjithashtu edhe ka favorizuar një numër të caktuar të bizneseve”, ka thënë zonja Kusari-Lila.

(r.m.)

Comment

*