VV paralajmëron kallëzim penal për Qeverinë dhe për Kushtetuesen

Prishtinë, 14 qershor 2018 – Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila të hënën ka publikuar aktgjykimin, në të cilin vendimin për rritjen e pagave nga Qeveria e ka cilësuar në përputhje me Kushtetutën. Padi kjo lëvizje do të bëjë edhe kundër Qeverisë për vepër penale dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, shkruan Koha.ditore.

Qeveria vendimin për shfuqizim të pezullimit të rritjes së pagave e ka marrë të martën e kësaj jave, një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se parashtruesit e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë nuk kishin paraqitur prova bindëse për të mbështetur pretendimet e tyre se vendimi i kontestuar i Qeverisë ka prodhuar efekte kushtetuese në kuptim të cenimit të kompetencave kushtetuese të Kuvendit apo shkelje të ndonjë dispozite kushtetuese, ashtu siç pretendonin parashtruesit e kërkesës.

Por me gjithë këtë vendim, anëtarja e Kryesisë dhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, të mërkurën në konferencë për media ka folur për shkeljet kushtetuese, që sipas saj i ka bërë vetë trupi i kësaj gjykate kur e ka nxjerrë vendimin se ngritja e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

(r.m.)

Comment

*