VV paralajmëron kundërshtim të fuqishëm të demarkacionit

Prishtinë, 4 dhjetor 2017 – Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka paralajmëruar “kundërshtim të fuqishëm” për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj do të mbajë qëndrim të njëjtë sikurse në seancat e mbajtura në të kaluarën për demarkacionin.

“Ne do ta kundërshtojmë fuqishëm marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe as nuk diskutohet që nuk do ta votojomë, por njëjtë, sikurse në të kaluarën, do të përdorim çdo mjet për kundërshtimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Haxhiu, transmeton Insajderi.

Haxhiu ka pyetur se përse Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar në Kuvend vetëm raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Vijës Kufitare, por bashkë me raportin e ka proceduar marrëveshjen për demarkacion të vitit 2015. (r.m.)

Comment

*