VV: “Thaçi po negocion me Vuçiqin, po shkel mbi gjaku e dëshmorëve”

Prishtinë, 26 mars 2018 – Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot një protestë simbolike kundër negociatave që po zhvillon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protesta u organizua në 19 vjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël, e cila ka qenë një ndër masakrat më të mëdha të forcave militare e paramilitare serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Më 26 mars 1999, ditën e tretë të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore të Sserbisë, në këtë fshat janë vrarë 112 shqiptarë.

Aktivistë të Vrtëvendosjes partie kanë vënë para ndërtesës së qeverisë një pankartë me foto të viktimave të kësaj masakre, ku shkruan “Thaçi po negocion me Vuçiqin, mbi trupat e tyre”.

Albana Fetoshi tha se përvjetorin e kësaj masakre duan t’ia kujtojnë presidentit Thaçi se duke zhvilluar negociata pa kushte me Serbinë, ai po shkel mbi gjakun e dëshmorëve.

“Sot 19 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël kemi dalë t’ia përkujtojmë presidentit që në negociatat pa kushte që po i bën me Serbinë po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve. 112 shqiptarë të vrarë në këtë fshat, 19 vjet pas luftës, Serbia ende s’ka kërkuar falje e Thaçi me entuziazëm të pashoq merr pjesë në negociata. Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve e jo të darkonte me Vuçiqin, duke bërë temë Kosovën përmes rikthimit të Zajednicës. Ky president po i nënshtrohet Serbisë. Ne s’kemi nevojë për një president të nënshtruar. Kemi nevojë për një shtet të fortë dhe zhvillim ekonomik”, tha Fetoshi. (r.m.)

Comment

*