Wesley Clark dekorohet me Medaljen Presidenciale Jubilare

Prishtinë, 16 maj 2018 – Gjenerali amerikan Wesley Clark, ish Komandant i përgjithshëm i forcave të NATO-s në Europë,  është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo dekoratë është mirënjohje për gjeneralin Clark dhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Në Facebook, Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka shkruar Thaçi. (r.m.)

Comment

*