Xhudistet kosovare i fituan tri medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit

Abu Dhabi / Prishtinë, 27 tetor 2018 – Xhudistet e Kosovës kthehen nw atdhe me tri medalje nga Grand Slami i Abu Dhabit.

Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi fituan medalje të argjendta.

Përveç medaljeve të fituara, xhudistet kosovare grumbulluan edhe pikë të rëndësishme sa i përket rrugës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Nora tani i ka gjithsej 1000 pikë olimpike, kurse Mjalinda dhe Distria nga 700 pikë.

Grand Slami i Abu Dhabit ishte gara e parë e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, pas lëndimit që e mbajti atë 14 muaj jashtë garave. Mirëpo, ajo sot pësoi një lëndim në hundë, i cili ia pamundësoi vazhdimin e garës për medlajen e artë.

Trajneri i ekipit kombëtar të xhudos, Driton Kukaj, ka thënë se lëndimi i Majlindës nuk është serioz dhe nuk do ta mbajë jashtë palestrës. (r.m.)

Comment

*