Xhudistet kosovare i fituan tri medalje të arta në Grand Prix Antalya

Antalya (Turqi), 8 prill 20128 – Xhudistet e Kosovës i kanë zënë vendin e parë në turneun Grand Prix Antalya. Ato i kanë fituar latër medalje: tri të arta dhe një të argjendët.

Medaljen e tretë të artë Kosovës ia siguroi Loriana Kuka, e cila e ka mposhtur në finale ukrainasen Anastasiya Turchy, në fund të meçit për kategorinë deri në 78 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kukës e ka bërë të ditur trajneri i Xhudos, Driton Kuka, në një postim në rrjetin social, Facebook.

“Loriana Kuka e artë! Mbesa ime më bëre krenar sot! Kosova ekipi ma i mirë në Kupën Botërore – Grand Prix Antalya!”, ka shkruar Kuka.

Para Loriana Kukës, medaljet e arta në këtë turne në kategoritë e tyre i kanë fituar edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa Fjolla Kelmendi e ka fituar medaljen e argjendtë.

Trajneri Kuka u ka shprehur mirënjohje të gjithë xhudistëve që e kanë përfaqësduar Kosovën në këtë turne, si edhe kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila ka prirë në rrugën e suksesit të xhudistëve kosovarë.

‘Për herë të parë në Grand Prix – Kupë Botërore Kosova e para në mesin e 50 shteteve pjesëmarrese! Disi, Nora, Lori, Fjolla, Akil e Leutrime, ju që aq fuqishëm na prezentuat në Antalya, po i tregoni botës që merituam lirinë e shtetin, Bota s’do ju kishte njohur juve në krye me xhudisten më të mirë që ka pa bota ndonjëhere, Kampionen Olimpike Majlinden. Do ishte humbje e madhe të mos jua njihnin vlerat! Tash po vërtetohet teza që ndër shekuj popullin tonë e kanë ndare e copëtuar se janë friguar vlerave që kemi! Tash sdo mund të na ndaloje më kurrë kurkush!’, ka shkruar Kuka.

Xhudistet kosovare i kanë lënë prapa xhudistet e Rusisë, Turqisë, Suedisë dhe Gjeorgjisë. (r.m.)

Comment

*