Xhudistja Majlinda Kelmendi, medalje ari në Grand Slamin në Parisit

Paris, Prishtinë 8 shkurt 2014 – Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, është stolisur me medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë 52 kg. Kampionia botërore Majlinda Kelmendi, edhe një herë dëshmoi se pse është më e mira në botë duke e rrëzuar me ‘ippon’ kundërshtaren e saj në finale të kategorisë -52kg në Grand Slamin e Parisit. Xhudistja kosovare edhe këtë luftë e përfundoi për 1 minutë e gjysmë duke mos i dhënë asnjë shans të vetme kundërshtares së saj, Jaana Sundberg. Pas kësaj fitore, Majlinda do ta forcojë pozitën e parë në klasifikimin botëror me pikët që do t’i arkëtojë nga kjo garë e njohur.

Krenaria e Kosovës në xhudo, Majlinda shkëlqeu sot në të gjitha përballjet e saj. Ajo mposhti dy kundërshtaret e para, Ecaterina Guica dhe Bundmaa Munkhhbaatar për mëpak se 1 minutë e gjysmë duke i rrëzuar me ‘ippon’, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanen Mareen Kraeh përsëri me ‘ippon’ për vetëm 3 minuta. Luanesha e Kosovës tashmë është në pritje për ta zhvilluar finale e madhe kundër finlandezes Jaana Sundberg, dhe për këtë është favorite, duke marrë parasysh cilesine sportive te saj. (B.Salihu)

Comment

*