Yjet botërore të muzikës që performuan në Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor 2016 – Shumë yje të skenës muzikore botërore në dekadën e fundit, krahas koncerteve të shumta, kishin caktuar datat për të performuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Reperi i njohur amerikan, Coolio, konsiderohet reperi i parë ndërkombëtar, i cili kishte mbajtur koncert para mijëra fansave në Prishtinë, dy vjet pas përfundimit të luftës në vend. Kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botëror për të performuar në shtetin më të ri të Evropës.

Në dhjetorin e para tetë vjetëve, në tokën e Kosovës shkeli për herë të parë edhe lideri i grupit G-Unit, 50 Cent, i cili performoi në Stadiumin e Prishtinës, para një numri rekord shikuesish, raporton KTV.

Në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, në Kosovë performoi grupi i njohur i muzikës elektronike “Morandi”, ndërsa në korrik të vitit 2010 zbarkoi edhe kontingjenti i reperit Snoop Dogg, i cili u fascinua me mikpritjen e kosovarëve.

Prishtinën nuk e anashkaloi as Busta Rhymes, i cili mbajti një koncert madhështor në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, në prill të vitit 2011.

Pas Busta Rhymes, në tetor të vitit 2010, në Kosovë mbajti koncert edhe Xzibit. Në vitin 2013 performoi DMX, kurse në vitin 2014 performoi në Kosovë edhe problematiku “The Game”.

Këtë vit në Prishtinë preformuan edhe dy emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Joss Stone.

Ritmi i koncerteve të emrave të njohur të skenës botërore në Kosovë tani është në rënie, krahasuar me ato të vendeve të rajonit, konstaton KTV. (r.m.)

Comment

*