Ymeri: Jo nënshtrim e cenim të territorit për viza

Prishtinë, 4 mars 2017 – Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shkruar se Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Frederica Mogherini, i ka treguar se Kosova nuk bën të territor në këmbim të vizave.

Ai ka thënë se zonjës Mogherini i ka thënë se presioni për ratuifikimin e Demarkacionit “sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë”.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shenjuar. Por, kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz. Imponimi sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini”, ka shkruar Ymeri, në një reagim pas ka takuar zyrtaren e BE’së.

Ymeri ka thënë se në takim me zonjën Mogherini ka dalë edhe kundër dialogut pa kushte me Serbinë.

“Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve. Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, sot i ka takuar të gjithë liderët e Kosovës, në një takim të përbashkët, ku ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit, i cili ësht kusht për liberalizimin e vizave. (r.m.)

Comment

*