Zaev e Mickoski nuk e përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme

Shkup, 9 tetor 2019 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duket se pajtohen se në këtë vend duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por, ata nuk pajtohen për datën e zgjedhjeve.

Zaev preferon që zgjedhjet të mbahen në muajin tetor të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të rregullta.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Zaev, gjatë vizitës së tij në Veles.

Ai ka theksuar se kjo qeveri duhet ta realizojë aspiratën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim nëe NATO dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërkaq Mickoski insiston që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

“Qëndrimi i partisë sonë është i qartë. Zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë pas vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave. Pas kësaj duhet të shpallen zgjedhjet parlamentare dhe të zgjidhet një qeveri teknike”, ka thënë Mickovski për Tv24.

Ditë më parë, Mickoski e kishte përmendur marsin e vitit 2020 si muaj të zgjedhjeve tëparakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. (r.m.)

 

Comment

*