Zaev e quan “populiste“ idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar

Shkup, 22 qershor 2020 – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, e ka cilësuar si “populiste“ idenë e partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, të zgjidhet një shqiptar.

Zaev ka thënë se nga kjo ide do ta dëmtohet vetë BDI-ja.

“Është e shëndoshë për shtetin që pas 17 vjetësh në pushtet, BDI-ja të kalojë në opozitë. Por, megjithatë, për këtë vendosin qytetarët, përmes votës së tyre. Madje, do të ishte mirë që BDI-ja të bëjë përpjekje të fitojë vota nga maqedonasit. Edhe VMRO-ja të bëjë përpjekje që të fitojë vota të shqiptarëve. Ndryshe, kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e LSDM-së”, ka thënë Zaev, citon Express.

BDI-ja ka qenë partnere e koalicionit qeverisës me LSDM-në e Zaevit në mandatin e fundit qeverisës. Por, BDI-ja ka qenë edhe pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga VMRO-ja. (r.m.)

Comment

*