Zaev shpreson për gjetje të zgjidhjes për kontestin me Greqinë

Shkup, 14 nëntor 2017 – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se shpreson që Shkupi dhe Athina mund ta gjejnë së shpejti zgjidhjen për kontestin për emrin, i cili është i hapur qysh prej shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë.

“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje dhe nuk do ta vonojmë atë”, ka thënë Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, të hënën në mbrëmje. në Lubjanë.

Zaev ka thënë se shpreson që negociatat për pranim të Maqedonisë në BashkiminEvropian do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Takimi i palës maqedonase me palën greke, në muajin nëntor, do të jetë takimi i parë greko-maqedonas i këtij niveli prej se Zoran Zaev është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë.

Greqia thotë se emri Maqedoni shpreh pretendimet territoriale të ish-republikës jugosllave ndaj një rajoni grek me të njejtin emër. Për këtë asye, Athina i ka bllokuar përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. (r.m.)

Comment

*