Zakharova e krahason takimin e Vuçiqit me Trumpin me një skenë nga “Basic Instict”

Moskë, 6 shtator 2020 – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar me përçmim ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Në profilin e saj në Facebook, Zakharova e ka publikuar një foto nga takimi i Vuçiqit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerkës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, kurse poshtë saj një foto nga një skenë e filmit “Basic Instict” (Pasionet e ulëta), ku aktorja Sheron Stone qëndron ulur këmbë mbi këmbë, në mënyrë shumë provokuese.

“Në qoftë se jeni thirrë në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq karriga është e vendosur sikur po ju marrin në pyetje, uleni sikurse në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar Zakharova.

Ky reagim është një aluzion i qartë se Vuçiq konsiderohet në Moskë si një politikan që udhëhiqet nga instikti dhe i nënshtrohet atij, ndonëse më vonë ajo e plotësoi statusin e saj.

Ajo shtoi se postimi i saj i pare u keqitepretua dhe reduktua vetëm në qëndrimin arrogant të ”të jashtëzakonshmëve”, por protokollin e Shtëpisë së Bardhë e akuzoi se rregullisht përdor tenika që të krijohet përshtypja e ekskluzivitetit të zyrtarëve amerikanë.

”Kërkoj falje, por postimi im u keqinterpretua! E vetmja gjë që përmbante ai ishte refuzimi i qëndrimit arrogant të ”të jashtëzakonshmëve”.

Truket e protokollit janë bërë një nga teknikat që zyrtarët amerikanë i përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht pështypjen e ekskluzivitetit të tyre. Dhe kjo është e papranueshme”.

Если Вас позвали в БД, а стул поставили так, будто Вы на допросе, садитесь как на фото #2. Кем бы Вы ни были. Просто…

Posted by Maria Zakharova on Saturday, September 5, 2020

(r.m.)

Comment

*