Zamir Mane është miliardieri i parë i Shqipërisë

Nëse i beson WealthX, një burimi të njohur që informon për pasuritë reale në mbarë rruzullin, Zamir Mane, President dhe CEO i Balfin Group, shënohet si miliardieri i parë i Shqipërisë me 1,2 miliardë dollarë në zotërim.
Po sipas këtij burimi Balfin (që do të thotë “Balkan Finance Investment Group”) Group është edhe kompania më e madhe private në Shqipëri. Pë rata që nuk e dinë kjo është kompania që solli në Shqipëri qendrën e parë të madhe tregëtare e parkun e parë llogjistik.
Zamir Mane e ka filluar nga asgjëja, si një emigrant në Austri pas rënies së komunizmit, ku jetoi për pak kohë në një kamp refugjatësh. Fillimisht ka punuar si përkthyes e pastaj themeloi Albatrade, një firmë që tregëtonte prodhime elektronike, përfshi edhe televizorë, videokamera etj. Ai ngriti një zinxhir shitoresh në Tiranë, me emrin Neptun.
Por suksesi i tij më i madh ekonomik ishte qendra tregëtare që SHBA njihen si “shopping malls”. Balfin, grupi financiar dhe investues që realizoi këtë projekt është krijuar në Austri në vitin 1993.
Në vitin 2008, Mane ishte në listën prej katër njerëzve kryesorë në biznes që sipas “Financial Times” duheshin ndjekur me interes. Sot, numërohet si një nga njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri.
Në vitin 2011, Zamir Mane investoi 48 million euro (66.72 millionë dollarë në atë kohë) për të ndërtuar “Tirana East Gate”, një qendër gjigande e paparë tregëtimi dhe argëtimi, me një sipërfaqe prej 90,000 metrash katrorë. Gati një qytet i vogël.
Bizneset e Grupit Balfin janë të shumta, ato përfshijnë investime dhe projekte ndërtimi e zhvillimi të pronave të patundshme (nga firma Mane TCI), shitore zinxhir tregëtimi (Neptun, Euromax, dy butikë mode), si dhe firma të importit dhe shitjes me shumicë (Alba Trade). Dhe këto janë vetëm një pjesë e listës. (Illyria/VP/FP)

2 Responses to “Zamir Mane është miliardieri i parë i Shqipërisë”

Read below or add a comment...

  1. Zhuli Misha says:

    Urime Urime Urime Miri i dashur ! Me behet qejfi shume qe te shikoj ne keto nivele. Pa dashur edhe une ndjehen disi krenare dhe mburem me ju thjesht duke u nisur nga nje ndjenje apo instikt te brendshem qe me con sa larg dhe afer ne kohe me ate te femijerise sone te paster deri ne adolishence, ne mehallen dhe rruget tone: Sotir Gura, Alqi Kondi dhe P.N.Luarasi , qe per ate kohe ku jetonim dhe luanim te gjithe se bashku hynim dhe dilnim ne shtepite tona kjo arritje e jotja do te na dukej vertet nje ENDERR. Miri duke me mirkuptuar kam dhe nje sugjerim te vogel. Do te behej qejfi shume qe me gjithe kete kapital financiar qe ju keni te investoni sado pak dhe ne qytetin tuaj te Korces. Kjo do te ndihmonte sado pak ne hapjen e vendeve te punes per nje pjese te shoqerise korcare e cila eshte per te ardhur keq, por ka katandisur si mos me keq (gati shume familje KETU KAM PARASYSH DHE VELLAIN TIM “NESTIN” te ciclet nuk kane te sigurt as buken e perditeshme. Kjo eshte vertet e dhimshme dhe e pa merituar, per vete faktin qe kjo pjese aktive e shoqerise jo se nuk do apo eshte dembele per pune, por nuk ka PUNE ku te punesohen, prandaj edhe njehere hapja e ndonje biznesi edhe ketu ne Korce nga ana e JUAJ do te ishte vertet nje MREKULLI e cila do ti jepte nje frymarje dhe zhvillim qytetit tone te perbashket Korces. Edhe njehere Miri te uroj pezemersisht shendet te kesh se pari dhe lumturi ne familje e kudo ne jete. Shpresoj te takohemi ndonjehere. Te fala shume Bities, Armandit dhe Julkes familjarisht. Mirupafshim.

  2. shpresa mulaj says:

    I nderuar Zoti ZAMIR .Ju uroj me gjithe zemer per cfare keni arritur .Jam punonjese e Qendres Sociale “Shtepia e perbashket “ne Laprake .Une do deshiroja te kisha mundesine tju takoj por ne pamundesi ju lutem te merrni parasysh mundesine per te bere ndonje donacion te cfaredolloji qofte ne kete Qender pasi kategoria e personave qe frekuentojne kete Qender jane ne gjendje shume te rende .Nuk po ju shkruaj me shume por nese na merrni ne konsiderate une ju ftoj te shikoni me afer kete Qender dhe perfituesit e saj.
    Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare ju faleminderit.

Comment

*