Zbardhën disa detaje të planit të Qeverisë Thaçi për Trepçën

Prishtinë 7 Gusht 2013 – Trepça vazhdon te mbaje epitetin e ndërmarrjes me te fuqishme ne vend dhe se kjo ndërmarrje duhet lirohet nga pengesat politike, financiare dhe ligjore, për te mundësuar rimëkëmbjen dhe zhvillimin e saj.

Ky është vlerësimi që ka dhënë vetë Qeveria e Kosovës, e cila së fundi ka paraqitur një plan, përmes të cilit parasheh të rimarrë në duar kombinatin “Trepça”. Plani parasheh që të nxjerrë asetet thelbësore të Trepçës, jashtë kompetencës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe të Dhomës së Posaçme dhe ta vendosë atë nën kompetencën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij plani, Qeveria e Kosovës, pasi të vendoset si drejtuese kryesore e “Trepçës”, do të mundësojë që të riorganizojë “Trepçën” dhe të tërheqë investitorët privatë e vendorë dhe të huaj në zhvillimin e potencialeve fitimprurës, aktualisht nën “Trepçë”. Plani parasheh fillimisht, përcaktimin e plotë të aseteve të “Trepçës”, pastaj ndarjen e tyre në asete thelbësore, dhe jo-thelbësore.

Është marrë parasysh që në asetet thelbësore të mbeten të gjitha ato që parashihet që me investime do të mund të kenë potencial fitimprurës biznesi, ndërsa me asetet ‘jo-thelbësore’, Qeveria ka paraparë të merret AKP-ja, që të bëjë shitjen e tyre dhe të merret me kërkesat e kreditorëve.

Parashikimet tjera të Qeverisë me këtë plan, janë ‘Kombinati Xehtaro-Metarlugjik Trepça’, të transformohet në Trepça Holding (shoqëri aksionare).Pastaj ndërmarrjet publike në pronës të Kosovës dhe ndërmarrjet tjera shoqërore të transformohen në shoqëri aksionare si p.sh. ‘Minierat dhe Flotacioni Stan Tërg – Si shoqëri aksionare në pronës të Trepça Holdin Sh.A, me ç ‘rast Holdingu merr përsipër edhe kërkesat e kreditorëve dhe i shlyen obligimet për kreditorët e ligjshëm.

Ndër tjerash, në këtë plan parashihet edhe themelimi i Agjencisë së Participimeve, që do të thotë në bazë të aseteve të “Trepçës”, të krijohet modeli biznesor përmes krijimit të Partneritetit Privato-Publik, përkatësisht futjes së kapitalit dhe menaxhimit privat në Trepçë.

(B.Salihu)

Comment

*