Zbulim sensacional: Metodë që shëron mbi 94% të të sëmurëve me kancer

Seatle (Washington, USA), 16 shkurt 2016 – Grupi i onkologëve të Fred Hutchinson Center për hulumtime të sëmundjes së kancerit në shtetin federal amerikan Washington janë të bindur se kanë gjetur metodë të re revolucionare për shërimin e leukemisë akute limfoblastike (ALL) që potencialisht do të mund të zbatohet edhe në llojet tjera të kancerit, shkruan “The Guardian” e Londrës.

Në kërkimet më të reja klinike, mjekët kanë “trajnuar” T-limfocitet, një lloj rruazash të bardha të gjakut të pacientëve me ndihmën e molekulave të veçanta që mundësojnë njohjen dhe atakimin e stacioneve të kancerit dhe pastaj i kthejnë në trupin e pacientit përmes infuzionit.

Molekulat e përdorura në fakt janë receptorë artificialë për T-limfocite, që mjekët i quajnë “receptorë hermetikë antigjene” (Chimeric antigen receptor – CAR ), ndërsa përfitohen nga minjtë gjenetikisht të modifikuar në mënyrë laboratorike.

Një “trajnim” i tillë i përbërjes imunologjike ka shënuar rezultate impresive – 94 për qind e pjesëmarrësve të kërkimit klinik ka përfunduar pa simptome të leukemisë limfoblastike. Rezultati është aq më impresiv kur të kihet parasysh se bëhet fjalë për pacientë që ishin në fazën e fundit të sëmundjes. Në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm personat të cilëve parashikimet u kishin dhënë vetëm dy deri pesë muaj jetë.

“Diçka e tillë asnjëherë deri më tash nuk është arritur në mjekësi, sinqerisht, të kesh këso rezultatesh ndër pacientë të cilëve sëmundja u ka shkuar aq larg, është mrekulli”, është shprehur udhëheqësi i kërkimit Stanley Riddell.

Megjithatë, kjo metodë mjekimi nuk është krejt pa rreziqe. Nga 35 pacientë, që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, në shtatë janë shfaqur simptome serioze anësore – reaksione të imunopërbërjes për ç’arsye kanë përfunduar në kurimin intensiv, kurse dy pacientë (6% e numrit të përgjithshëm) kanë vdekur nga pasojat, transmeton Koha.net. Shkencëtarët tabni po punojnë për përsosjen e metodës që do të ulte rrezikun nga reaksionet e rrezikshme imunologjike.

Sikurse imunoterapia dhe radioterapia, kjo metodë nuk do të mund t’i shpëtojë të gjithë, e ka pranuar Riddell, por ka shtuar se imunoterapia më në fund do të bëhet një nga themelet e luftës kundër karcinomës.

Hapi tjetër shfrytëzimi i dozave më të vogla të T-limfociteve të modifikuara, me qëllim të uljes së rrezikut nga pasojat anësore, ndërsa Riddell do të dëshironte të eksperimentojë imunoterapinë edhe në tumoret e ngurta, ndonëse është i ndërgjegjshëm se do të jetë një “sfidë më e madhe”.

Rezultatet e kërkimeve më të reja, pohojnë autorët, janë dorëzuar për kontroll dhe do të duhej së shpejti të publikohen zyrtarisht në një revistë relevante shkencore, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net. (r.m.)

Fred Hutchinson Center_Seatle

Comment

*