ZDF: Në Shqipëri, bandat e krimit dhe drogës të lidhura me politikën

Mainz (Gjermani), 14 mars 2019 – Një reportazh i televizionit gjerman ZDF tregon se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

Transmetuesi gjerman thotë se lufta kundër trafikut të drogës ka efikasitet të ulët në Shqipëri, pavarësisht ndihmës së autoriteteve italiane. Shkak për këtë është korrupsioni i lartë në polici dhe lidhja e politikës me mafien.

“Policia pretendon se e ka nën kontroll situatën, por shifrat tregojnë të kundërtën, pasi EUROPOL-i e listoi Shqipërinë në vitin 2017 si prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë”, thekson ZDF.

Gazetarët gjermanë kanë mbetur të surpirzuar nga numri i lartë i makinave luksoze në Tiranë, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës kurse paga mesatare arri vetë rreth 330 euro.

Po ashtu, një vend të rëndësishëm në reportazhin e ZDF-së zënë akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Televizioni e ka sjellë rastin e ish-oficerit të Antidrogës Dritan Zagani, që tani jeton në azil në Zvicër, për shkak se i denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun e drogës.

“Shqipëria e lufton kultivimin e drogës, por për aq kohë sa politika dhe mafia janë të lidhura ngushtësisht, kjo betejë duket e pakuptimtë dhe zor se do të jetë e suksesshme,” përfundon reportazhi i televizionit gjerman.

/Ora News.tv/

Comment

*