Zef Lekoçaj, shqiptari që i doli në ndihmë Amerikës më 11 shtator të vitit 2001

Bajrush Morina

New York, 11 Shtator 2020

“Po shoh iherë e po nisna për Amerikë!”. Kështu ka menduar dhe kështu ka vepruar në fillim të shkurtit të vitit 1985, Zef Lekoçaj, prejardhje nga Malësia e Madhe, i lindur e i rritur në Podgoricë. I treti vëlla, prej 8 fëmijëve, djali i kryeplakut të Malësisë, Gjergj Lekoçajt, pasi merr pushim vjetor nga puna, ku punonte si punëtor me kualifikim të lartë në Hekurudhat e ish-Jugosllavisë, e merr botën në sy, me synim drejt tokës së premtuar të quajtur Amerikë.
Fillimisht niset drejt Meksikës dhe pas gati një javë ditësh të udhëtimit, hyn në Amerikë, ndalet pak në Kaliforni dhe përfundimisht mbërrin në New York. Në metropolin e botës, Zefi e kishte të martuar paraprakisht motrën e tij për një familje shqiptare me prejardhje nga Malësia e Madhe.
Por, ajo shprehja “Po shoh iherë e po nisna për Amerikë, pas tre muajsh të qëndrimit në New York do të zëvendësohet me vendimin përfundimtar të Zefit: “Po rri përgjithmonë në Amerikë!”
Një vit më pas do të martohet me bashkëshorten Maria. Familja e nuses së Zefit, edhe pse nusja kishte ardhë si fëmijë në Amerikë, kërkonte që të respektohej zakoni i Malësisë: Të çoheshin mësit për të marrë dorën e nuses!
“Unë jam martua me misitni, si përpara…”, flet Maria, bashkëshorjta e Zefit me të cvilën ka gati 40 vjet jetë bashkëshortore.

 

Zef Lekoçaj sot

Si çdo fillim në Amerikë, i vështirë, por….

Puna e parë që do të bëjë Zefi në Amerikë ishte të ngjyroste mure. Bënte rrugë me biçikletë me orë të tëra vajtje ardhje, punë shtëpi. Më pas do të gjej punë tjetër në Bronx, në Park Avenue në Manhattan, në Central Park, pastaj në West End Avenue, 84 rrugë, do të jetë menager ndërtese për 17 vjet rresht, për të vazhduar të njëjtën pozitë edhe sot në 61/62 rrugë mes Brodway e Columbus Avenue në Manhattan të New Yorkut.
Zefin e njohin në New York edhe për bamirësi. Deri më tash ka punësuar më shumë se 40 shqiptarë në të gjitha vendet ku ka punuar menagjer ndwrtesash.
Gjatë kësaj kohe Zef Lekoçaj do të pajiset me certifikata për instalues të ujit e të gasit, ndërkaq do të marrë kualifikimin e lartë për metalpunues dhe zjarrfikës.
Këto dy profesionet e tij tw fundit, për një moment do t’ia ndryshojnë jetën e tij dhe do ta bëjnë personazh të veçantë jo vetëm të këtij shkrimi.

 

Sulmi i 11 Shtatorit të vitit 2001 dhe përballja e Zefit me flakën e zjarrit të kësaj tragjedie

Pamje nga sulmi i 11 Shtatorit.

Ata ishin ngujuar para televizorit, të shqetësuar për pamjet që po i shihnin me sy, kur rreth orës 11, dikur më pak se 2 orë pas sulmit në 2 Kullat Binjake në New York, në derën e Zef Lekoçajt trokasin zyrtarë të Departamentit për Emergjenca.
“Na duhet ndihma juaj vullnetare, sir! Terrostët kanë sulmuar Dy Kullat binjake dhe atje po ndodhë hataja’…ishin fjalët e zyrtarëve amerikanë që po ia thonin Zefit te dera e shtëpisë.
Zefi e kuptoi arsyen e ardhjes. Mori pajisjet, veshjet e zjarrëfikësit dhe u nis drejt vendit të sulmit. Bashkëshortja Maria po e shikonte me sa zell e shpejtësi po bëhej gati Zefi. Ai do të shkonte te vendi ku kishte ndodhur sulmi terrorist, te vendi ku Maria tash e 2 orë po shihte në televizor tym, zjarr, zhurma, britma njerëzish, sirena të veturave të policisë e ndihmës së shpejtë.
“Me ta thanë të vërtetën, kam pas frikë kur u nis Zefi për atje. Por nuk kam mund me e ndalë! Atje kanë dhanë jetën edhe mjaft zjarrfikës, punëtorë shëndetësorë e të tjerë…Kisha frikë për Zefin”, na thotë bashkëshortja Maria.

 

Përballë, zjarrit, tymit dhe copave të gjymtyrëve të njerëzve të vdekur

Zef Lekoçaj, i pari djathsas me kasketë, me pjesë metalike të aeroplanit që sulmoi kullat binjake më 11 Shtator të vitit 2001.

Pas pak Zef Lekoçaj do të gjendet përballë tymit, zjarrit dhe flakës që herë pas here merrte hov e ngritej tatëpjetë sa çel e mshel sytë!
“Para se të fillonim intervenimin, ne kontrolloheshim deri në detaje, pastaj lynim trupin me kremë kundër zjarrit, veshnim pajisjet e sofistikuara për punë dhe fillonim prerjen e pjesëve metalike të ndërtesave. Unë kam punuar në ndërtesën e parë, ku ndodhi sulmi i parë terrorist. Krejt puna jonë bëhej nën vëzhgimin e oficerëve të FBI-sw e të Policisë së shtetit. Nuk kemi pas të drejtë të bëjmë fotografi e madje as të flasim pas pune se çka kemi punuar apo çka kemi parë gjatë punës”, nis rrëfimin e tij Zef Lekoçaj, malësori që i doli në ndihmë popullit amerikan në ditët më të vështira, pas sulmit të 11 Shtatorit të vitit 2001.
Zef Lekoçaj me qejf nuk dëshiron t’i rikujtojë ato kohë, ato skena, ato 3 javë ditë sa u përball me sfidat dhe pasojat e sulmit të 11 Shtatorit të vitit 2001.
Ai përshkruan pamje dhe skena të tmerrshme. “Sapo prenim një copë metali dhe gjenim një gjymturë njeriu, shpresonim se do ta gjenim personin e gjallë, kur na mbetej në dorë këmba apo dora e këputur. Gjymturë të njerëzve kam parë, i kemi gjetur gjatë punës. Por nga temperaturat e larta që ka liruar korezina e aeroplanit dhe nga hekurat e ndërtesave, nuk besoj se ka mundur të shpëtojë ndonjë njeri i gjallë! Madje për gati 3 javë sa kanë vazhduar gjurmimet dhe puna ime në prerjen e metaleve të objektit të rrënuar, kanë humbur jetën edhe disa zjarrfikës dhe punëtorë shëndetësorë. Kjo për faktin se derisa ne prenim hekurat, xixat metalike shkaktonin flakë të korezinës së padjegur dhe flaka shkonte lart në qiell dhe të përpinte me krejt çka ke. Ka patur kolegë të mi që kanë humbur jetën”, flet qetë dhe në dhemje Zefi, kur e lusim që të na flasë për ato momente, ato ditë të rënda jo vetëm për Zefin por për mbarë popullin amerikan e më gjerë.
Ajo që mbahet mend dhe që është shënuar nga mediet amerikane e botërore është momenti kur Zef Lekoçaj nxjerr nga gërmadhat e vendit të sulmit, një lëmsh telash e kabllash të aeroplanit me të cilin u krye sulmi terrorist.
“Kemi bërë një javë duke i prerë dhe eliminuar metalet përreth këtij grumbulli telash të aeroplanit. I kemi nxjerrë dhe më pas hetuesit i kanë marrë me vete për çështje hetimi”, thotë Zefi në rrëfimin e tij të parë për një medie shqiptare, për gazetën Iliria.

 

Maria:”Ende u vjen era vdekje, rrobave të punës së Zefit!”

Kapela (kasketa) të cilën e kishte bartur për 3 javë

 

Pas tre javësh të punës së përditshme nga 8 orë në ditë, Zef Lekoçaj i kthehet jetës e punës normale. Paraprakisht gjatë tre javëve sa kishte punuar në zonën e rrethuar të vendit të sulmit, kur dilte me kolegët nga vendi ku punonin, në rrugë pritej me ovacione e duartrokitje nga qytetarët.
Një pritje të ngrohtë e miqësore i patën përgatitur edhe menaxhmeti dhe banorët e ndërtesës West End Avenue, 84 rrugë.
Mirënjohje për punën e tij i ka dhënë edhe majori i qytetit në atë kohë, George Pataki.
Zef Lekoçaj sot ruan me kujtim kasketën e tij me emra të kolegëve me të cilët kishte punuar për 3 javë rresht ndërkaq në një vend të veçantë ia ruan teshat e punës (të zjarrfikësit)bashkëshortja Maria.
“Edhe sot u vjen era vdekje. Sa të hap valigjen, u vjen era vdekje atyre rrobave. Nuk i gjuaj, i ruaj në një vend ku askush nuk e di, as Zefi”, shton Maria, bashkëshortja e Zef Lekoçajt.

 

Dy djemtë, Antoni e Martini, pasuria më e madhe e famlijes Lekoçaj

Zef Lekoçaj me bashkëshorten Marien dhe djemtë Antonin e Martinin

Zef e Marie Lekoçaj kanë sjellë në jetë dy djem, Antonin dhe Martinin. Që të dy kanë bërë master në universitetet më prestigjioze amerikane në New York, si Syracuse University, Columbia University e Fordham University.
Antoni, punon e jeton në Los Angeles. Wshtë menagjer për marketing në kompaninë prestigjioze për prodhimin e distribuimin e filmave Netflix.
Antoni është edhe shahist i njohur. Në moshën 5 vjeçare ka qenë kampion i Amerikës, për të cilin sukses ka shkruar gazeta The New York Times dhe gazeta Iliria.
Martini ka dy diploma bahchelor (master degree), në Columbia University dhe Fordham University. Ka ambicie që për Fordham University të përgatisw një hulumtim për integrimin e të rinjve shqiptarë në Amerikë.

 

Guri i rëndë peshon në vend të vet, shtëpia në vendilindje që e pret Zefin pas pensionit

Megjithëse ka mëse 45 vjet që jeton në Amerikë, Zef Lekoçaj nuk e ka harruar vendlindjen. Atje ka ndërtuar një shtëpi të re, të madhe e të bukur ku mendon të jetojë herë pas herë pas tw dalë në pension. Shumë prej punëve të shtëpisë i ka kryer vetë, ndërkaq gurët dekorues të murit të shtëpisë i ka marrë nga Shqipëria.
“Ishala po bahet mirë e kthehemi n’vendlindje” thotë Zef Lekoçaj në fund të bisedës tonë.

 

Shtëpia në vendlindje në Podgoricë, ku Zefi mendon ta kalojë pleqërinë e tij me bashkëshorten Marien

Dekorata të cilën ishte nderuar Zef Lekoçaj nga majori i New Yorkut

Antoni, djali 5 vjeçar që u bë kampion amerike dhe Anton sot, refer ne NBA

Comment

*