Zëvendëspresidenti Mike Pence arriti në Podgoricë

Podgoricë, 1 gusht 2017 – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, sot pasdite ka arritur në Podgoricë, për vizitë dyditëshe.

Zotin Pence në aeroportin e Podgoricës e ka pritur kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, z ëvendëspresidenti Pence do të takohet me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Kartës Adriatiku – Shtetet e Bashkuara.

Për vizitën e z. Pence janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë. Një orë para arritjes së tij në Podgoricë, në aeroportin e këtij qyteti nuk kanë ateruar aeroplanët.

Për raportimin nga vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Mal të Zi, janë akredituar më se 150 gazetarë, raporton REL. (r.m.)

Comment

*