Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbi 400 kuti votimi në rinumërim?

Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që sot të vendosë për rinumërime të reja të kutive të votimit.

AktivPress merr vesh jo zyrtarisht se bëhet fjalë për më shumë se 400 kuti votimi që do të shkojnë në rinumërim.

Megjithëkëtë, kjo pritet të merret vesh saktë sot në mbledhjen e KQZ-së.

Rinumërimi i një numri kaq të madh të kutive të votimit është rrjedhojë e ankesave të shumta që janë bërë në PZAP.

Kandidatët nga parti të ndryshme, fill pas shpalljes së rezultateve për kuvende komunale,  kanë paraqitur në këtë institucion rreth 500 ankesa. (r.m.)

Comment

*